MENU
klinika

E pabesueshme

Rekord i Milanit, shënon pas 6 sekondash lojë

20.12.2020 - 15:44

Ndodh e pabesueshmja te Sassuolo-Milan. Pas 6 sekondash pasi nis topi nga mesi i fushës, Rafael Leao niset dhe pasi futet në zonë realizon për kuqezinjtë. Një gol rrufe dhe gati gati ende i pabesueshëm se si erdhi.

Kuqezinjtë zëre se e kanë nisur ndeshjen nga dhomat e zhveshjes me 1-0. Goli më i shpejtë në Serie A, i shënuar nga një futbollist i Milanit. Por edhe goli më i shpejtë u shënuar ndonjëherë në 5 ligat kryesore europiane.

Kundër Sassuolo, Rafael Leao e ndëshkoi skuadrën kundërshtare në sekondën e gjashtë. Askush nuk kishte shënuar kaq shpejt më parë dhe rekordi në fakt është përmirësuar me dy sekondë. Paolo Poggi kishte shënuar me fanellën e Piacenza kundër Fiorentina-s, për 8 sekonda në vitin 2001.