MENU
klinika

Pas disa dekadash braktisjeje...

Restaurohet kisha e “Shën Ilias” në Gjirokastër

26.12.2020 - 17:05

Në fshatin Stegopull, Gjirokastër ka përfunduar restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, një tjetër atraksion i shtuar për vizitorët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo kishë e restauruar, e cila tanimë shkëlqen pas rrënimit të frikshëm të dekadave braktisje.

“Kënaqësi të ndaj me ju sot këtë xhevahir të shpëtuar nga zhdukja, kishën e bukur të Shën Ilias, në fshatin Stegopull, Gjirokastër, e cila tanimë shkëlqen pas rrënimit të frikshëm të dekadave braktisje”, tha Rama.

Restaurimi i kishës së “Shën Ilias” është një projekt i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga buxheti i shtetit shqiptar me vlerën e 8 milion lekëve të reja.

Gjatë restaurimit u kryen ndërhyrje konsoliduese-restauruese në objekt dhe në piktura murale.

Kisha e “Shën Ilias” është konsideruar si një monument i trashëgimisë kulturore e kategorisë së I e cila është ndërtuar në vitin 1624.

Ky objekt tashmë përveçse i është kthyer komunitetit të zonës si një objekt i rëndësishëm për ta gjithashtu do të shërbej edhe si një atraksion turistik./ KultPlus.com

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit