MENU
klinika

Tensionohet situata

Revoltë e dhunshme para Kryeministrisë, 8 policë dërgohen në spital

09.12.2020 - 19:04

Vijon protesta përpara kryeministrisë, e cila më herët ishte e vendosur përpara Ministrisë së Brendshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se në spital janë paraqitur deri tani 8 punonjës policie të lënduar. Kjo pasi protestuesit kur hasën policinë e cila doli në mbrojtje të godinës së Ministrisë, u revoltuan dhe filluan të qëllojnë me sende të forta, gurë apo dhe çadra.

Te kryeministria situata agravoi dhe protestuesit i vunë zjarrin pemës, e hodhën dhe i morën sendet zbukuruese, me të cilat qëlluan policët. Ka pasur dhe shashka apo flakadanë.

Para pak minutash kanë shkuar tek Kryeministria FNSH, duke lëshuar spraj piperi drejt protestuesëve. Situata është qetësuar disi dhe shumë qytetarë janë larguar.