Investimi dhe rikonstruktimi i repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ishte fokusi i kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm.
Përmes një video në Facebook, ai ka prezantuar disa prej sallave të rikonstruktuara në këtë repart. Ai thotë se Pediatria ka ‘rilindur’ pas vitesh të tëra degradimi
Gjithashtu, shefi i shërbimit të Pediatrisë, mjeku Vladimir Kumaraku thotë se në këtë repart janë shtuar shumë ambjente ndërsa ato të vjetrat janë rikonstruktuar.
Ai thotë se tashmë, Pediatria është kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mund të përballojë fluksin e pacientëve duke i ofruar atyre kushte më të mira.
“Sapo vjen prezantohesh me shërbimin e pediatrisë. Ky shërbim është i rikonstruktuar, thuajse e gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbyllur dhe ka pasur 2 dhoma gjithsej. Tani është bërë i plotë, kemi recepsionin ku paraqiten të sëmurët. Nuk kemi pasur dhomë vizitash ndërsa tani e kemi bërë. Kemi dhomën e konsultave të mjekut pediatër. Nëse do të keni qenë në spitalin e vjetër do shihnit si ka ndryshuar edhe nga ana funksionale. Kjo hapësirë është bërë nga e para, e përshtatshme për shërbimin e urgjencës për fëmijët 1 ditore. Këtu është volumi kryesor i punës. Urgjenca është e pajisur me oksigjenin, fëmija po të ketë probleme e merr ndihmën në urgjencë. Të sëmurët rëndë shtrohen në repartin e terapisë intensive. Kemi dhomat e shtrimit me shtretër të rinj” – tha mjeku.