MENU
klinika

Njeriu antimodern

Rilke, poeti i demonëve shndërruar në zana

29.12.2020 - 14:57

        I njohur gjerësisht, si një nga poetët më të thellë lirikë në gjuhën gjermane, Rainer Maria Rilke ishte unik në orvatjet që bëri për të zgjeruar mbretërinë e poezisë përmes përdorimeve të reja të sintaksës dhe imazheve, po edhe të një filozofie estetike, duke refuzuar rregullat e krishtera dhe u përpoq të pajtonte bukurinë dhe vuajtjen, jetën dhe vdekjen./Konica.al

Na pëlqen ideja, se poezia është një zhanër letrar.

Poetët, kur dëgjojmë Orfeun, apo kur dëgjojmë fjalën, na hapin një fushë të mundshme. Mirëpo, me poezinë, ndodh diçka specifike, sepse nuk është thjesht një zhanër letrar. Është fjalë e natyrshme, jo e përpunuar, që arrin drejt e në thelbin e shpirtit tonë. Është një fjalë që i drejtohet gjendjes së brendshme shpirtërore dhe jo një fjalë universale. Është fjala që i përgjigjet pyetjes më të rëndësishme të çdo qenieje njerëzore: Nga vij unë? Në cilën gjenealogji jam vendosur? Poezia na tregon se çfarë është të jesh njerëzor, por na e thotë në një mënyrë kaq të menjëhershme, kaq të rrufeshme sa na zë në befasi, sepse anashkalon të menduarit konceptual dhe na vendos diku. Është një mënyrë analogjike e poezisë, që mund të flasim për një situatë poetike. Historia e njerëzimit është njëlloj poeme. Rilke mendon se poeti është antihelmi i kohës. Poeti, sepse ai është pa ngushëllim, sepse përshkon ferrin, arrin të shohë se kur çlirohemi prej tij dhe nëse duam të dalim nga vetmia, atëherë duhet t’i dëgjojmë poetët. Ata do të flasin nga vetmia për t’u ngjitur tek të gjallët. Poezia është e vetmja shpresë, sepse është e vetmja që mund të dallojë të vërtetën e kohës tonë. Duhet të marrim në dorë frerët e vetë jetës, domethënë të zhvillosh një forme heroizmi dhe Rilke përsiati një formë heroizmi. “Një jetë që nuk është heroike, ajo që lejon vetëm poezia, nuk është një jetë që përmbushet”.

Për Rilken, heroizmi është t’i thuash po tërësisë së jetës, është një punë e madhe, t’u thuash po si hijeve, ashtu edhe ndriçimeve, si konfuzionit, ashtu dhe mençurisë. Gjatë gjithë rrugëtimit të tij, Rilke është përpjekur të mësojë të thotë po. Si mund të thuhet po gjithë jetën dhe të mos ankohesh për asgjë? T’i thuash po njerëzimit është një ambicie shumë më e lartë sesa stoicizmi. Për ta bërë këtë, gjëja e parë është të mos u shmangesh vështirësive. Kur hasim një vështirësi, kur thellë brenda nesh ngurtësohet diçka, është koha për një zgjim më të madh. Në terma rilkiane, është gjithnjë të jemi gati për një metamorfozë. Konfuzioni ynë është arsyeja e një metamorfoze të mundshme, jeta është metamorfozë. Gjithë dragonjtë e jetës sonë janë mbase princesha që presin të na shohin bukuroshë e të guximshëm. Duhet punuar fort, që ta lejojmë jetën të na pësojë metamorfozë.

“I lejoj demonët të hyjnë brenda meje, sepse vetëm kështu një ditë do të bëhen zana”, – shprehej poeti i madh.

Në vitin 1919, shkoi në Zvicër, ku kaloi vitet e fundit të jetës. Këtu shkroi edhe dy veprat e fundit: “Elegjitë” (1923) dhe “Sonetet e Orfeut”(1923). Vdiq nga leucemia më 29 dhjetor 1926.

Rilke ishte i ndjeshëm dhe meditues. Stili poetik ishte i pasur dhe i zhdërvjellët, që ndryshonte nga më i thjeshti tek më i përpunuari dhe më i thelli. Në përgjithësi, karakterizohet nga shëmbëlltyra e mrekullueshme vizuale, muzikaliteti dhe tema e vazhdueshme. Tingëllima e vargut shpesh është mistik dhe profetik, përdor simbolizmin si mjet shprehës dhe krijon poezi të ngjashëm me vargun mesjetar, ngjashmëri e cila me sa duket pasqyron pikëpamjet fetare të Rilkes, këqyrjen midis çështjeve emocionale dhe shpirtërore të përfshira në kërkimin e mirësisë dhe përsosurisë në mungesë të një perëndie personale. Rilke ishte antimodern në shumë mënyra, një qëndrim veçanërisht i dukshëm në antipatinë që kishte për qytetet e mëdha moderne.

Shkroi një gamë të gjerë poezish e prozash, ndër të tjera: “Libri i imazheve” (1902), “Libri i orëve” (1905), “Poema të reja” (1907), “Rekuiem” (1909), “Tregime të virgjëreshës”, etj. Poemat, letrat dhe punët e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, poezia e tij ka prekur miliona lexues.

KËNGË DASHURIE

Dhe si do ta trajtoj unë shpirtin tim,
pse yti nuk u prek ?
si do ta ngre drejt sferave të tjera,
kur të mos jesh më, ti, atje?

Oh, do doja ta fshihja pranë diҫkaje
që të humbiste në një vetmi të errët,
në një kënd të panjohur e të heshtur
që të mos vibronte më kur të rivibrojnë
humnerat e tua!..

Por gjithҫka që sapo na prek,
na merr së bashku si harket
që me dy korde nxjerr vetëm një zë.

Për cilin instrument po debatojmë ne?
Dhe kush e mba e luan me të?..  Oh, melodi!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit