MENU
klinika

Tre vite pasi publikoi këngën e saj të parë!

Rina Balaj bën një premtim publik për ndjekësit!

13.12.2020 - 12:44

Para tre vitesh, publiku u njoh për herë të parë me reperen Rina Balaj, emri i së cilës u komentua që në fillimet e saj.

Rina u kthye menjëherë në kryefjalën e mediave dhe diss-et e saj për vajzat e tjera të rep-it morën jo pak vëmendje.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës.

Sot, bëhen fiks 3 vite nga dita kur Rina lançoi këngën e saj të parë, ndaj ka dhënë një mesazh të veçantë për ndjekësit e saj.

Ajo i ka falenderuar për mbështetjen dhe i ka premtuar publikisht që s’do t’i zhgënjejë asnjëherë.

“3 vite më parë lançova këngën time të parë. Falenderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën dhe besuan në rrugëtimin tim. S’do t’ju zhgënjej kurrë! E bekuar!”- janë fjalët e saj.

Tre javë më parë, Rina lançoi projektin e saj të fundit të titulluar “Zjarr”, një këngë e cila ishte dashuri me dëgjim të parë për fansat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shum n’gjendje t’rond jemi si popull”

Edhe VIP-at bullizohen! Rina Balaj tregon eksperiencën