MENU
klinika

Serie A, Java 13

Ronaldo rikthehet me dopietë, Juve fiton me “poker”

19.12.2020 - 22:41

 

Juventus është rikthyer bindshëm te suksesi, duke triumfuar në transfertë 4-0 ndaj Parmës. Cristiano Ronaldo shënoi 2 gola, ndërsa kampionët tashmë janë vetëm 1 pikë larg kreut.

Portugezi është bërë një nga pesë lojtarët që kanë shënuar të paktën 32 gola në një vit kalendarik në historinë e Serie A. Dy golat e tjerë të bardhezinjve janë shënuar nga Kulusevski dhe Morata.

Falë kësaj fitoreje, Juventus ka shkuar në 27 pikë dhe ka kapur përkohësisht Inter-in në renditje. Parma ka zbritur në vendin e 15-të me 12 pikë. Ronaldo merr kreun e shënuesve më të mirë me 12 gola, duke lënë ndjekësit në 10 gola.

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’