MENU
klinika

Moto GP

Rossi tregon dy problemet e motorrit të ri

29.12.2020 - 14:24

Në shkurt të vitit të ardhshëm Valentino Rossi mbush 42 vjeç dhe në mars do të nisë sezonin e tij të 22 në elitën e garave motoçiklistike. Nëntë herë kampioni i botës do të mundohet të lërë pas sezonin më të dobët të karrierës, për t’u rikthyer sërish në majë.

Këtë kërkon ta bëjë më Yamaha Petronas, një skuderi që ishte protagoniste këtë sezon, por që në fund nuk arriti të mposhtë Suzukin. Rossi ka provuar tashmë motorrin e ri dhe tregon 2 problemet kryesore të Yamaha Petronas për të marrë maksimumin.

Së pari, goma e pasme, që nuk fërkohet mirë me asfaltin dhe konsumohet jo njëtrajtësisht, çka ul shpejtësinë. Dhe së dyti, Rossi mendon se skuadra duhet të luftojë fort në garën kualifikuese, pasi sa vjen e bëhet thelbësor nisja në vendet e para.

Kjo edhe për faktin se sezonin e fundit shumica e aksidenteve ndodhën në xhiron e parë dhe kryesisht nga pilotët që u nisën në vijën e tretë dhe të katërt. Vetë Rossit i ndodhi 2 herë.

Piloti italian kërkon të përmirësohet vetë, por duke ecur sinkron me skuderinë, në mënyrë që palët mos kenë probleme. Gara e parë mendohet të jetë në pistën e Losail të Katarit më 28 mars, gjithnjë nëse situata me pandeminë nuk do të jetë si këtë vit që po ikën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN