MENU
klinika

E nëse nuk ka më kë të fajësojë?!

Rreziku më i madh për Boris Johnson në 2021

30.12.2020 - 19:58

Me një marrëveshje për Brexit dhe një ekip të ri kryeministri Johnson tani duhet të marrë përgjegjësinë për shpërndarjen e vaksinës. Vitin e parë të qeverisjes, Boris Johnson që kur fitoi shumicën, ai ka humbur aq shumë ndihmës kryesorë sa shumica e kryeministrave në një mandat të plotë. Ai tashmë ka zgjedhur kancelarin e tij të dytë dhe sekretarin e tij të dytë të kabinetit, ndërsa dy nga këshilltarët e tij më të afërt të Doëning Street tani janë jashtë qeverisë.

Edhe një politikan I famshëm në kushte të tilla rrezikon të duket i pakujdesshëm. Gjithashtu marrëdhëniet e tij me partinë e tij parlamentare kanë pësuar rënie – ai ka kaluar nga një Brexiteer liridashës i cili u dha atyre shumicën më të madhe të partisë që nga Margaret Thatcher në një politikan “autoritar” në kundërshtim me shumë prej deputetëve të tij për çështjen e ditës: koronavirusin.

Problemi për kryeministrin është se duke shkuar në vitin 2021, ka shumë pak mundësi të veprojë që problemet e tij të sistemohen së shpejti. Madje me shumë mundësi situata do shkojë në përkeqësim.

Ndërsa rastet me Covid shtohen, mjekët ngrenë alarmin dhe bëjnë thirrje për një bllokim të plotë të vendit, Johnson do të duhet të marrë vendime më të vështira për t’u pranuar nga popullsia. “Është e vështirë të thuash se sa keq do të jenë janari dhe shkurti”, thotë një punonjës i Douning Street.

Planet e qeverisë për të shtyrë me një javë pushimet, kanë zemëruar deputetët e shqetësuar nga mungesa e shqyrtimit parlamentar të vendimeve. Sipas një teorie të vjetër, ai ka “ndezur situatën” në një diskutim më të gjerë mbi trajtimin e Covid. Grupet e UhatsApp janë të mbushura me pyetje për rihapjen e shkollave, spitalet Nightingale dhe një strategji daljeje nga kriza dhe izolimi. Por, për të gjitha lajmet e këqija, në Douning Street ka ende optimizëm se viti i ardhshëm në një periudhë afatmesme mund të jetë shumë më i mirë se sa më parë.

Përfundimi i një marrëveshje për Brexit në prag të Krishtlindjes shihet si hapi i parë për një peizazh më të ndritshëm politik. Ndërsa Johnson ishte këmbëngulës se ai do të vazhdonte pa asnjë marrëveshje nëse ishte e nevojshme, ministrat dhe ndihmësit e tij më të afërt ishin të shqetësuar për përçarjen që mund të sillte ky qëndrim. Marrëveshja, e cila shihet nga partia e Johnson si e arritshme në qëllimin kryesor të sovranitetit, ka shërbyer gjithashtu për të kujtuar deputetët në krahun e saj liridashës se ata kanë akoma diçka të përbashkët me të. “Shumë prej nesh kanë parë muajt e fundit dhe kanë besuar që qeveria është e paaftë; marrëveshja për Brexit tregon se në të vërtetë Kryeministri mund t’ia dalë”, tha një deputet.

Por çdo reputacion për kompetencë në planin afatgjatë qëndron në një shpërndarje të suksesshme të vaksinave. Shpresa është që vaksina e Oxford / AstraZeneca do të miratohet në ditët në vijim dhe programi i vaksinimit mund të intensifikohet. Pa atë, ekziston frika se 2021 mund të duket shumë i ngjashëm me 2020.

Nëse miratohet, debati do të kthehet në atë se sa njerëz duhet të vaksinohen para se të aplikohen kufizimet. Shumica e kabinetit mendojnë se pasi të keni vaksinuar të gjithë në listën e parë të përparësisë (të gjithë popullatën nga 50 vjeç e lart, plus ata të moshës 16 vjeç e lart me probleme shëndetësore), atëherë kufizimet më të mëdha – ose të gjitha – duhet të fillojnë. Johnson gjithashtu mendohet të jetë i etur të heqë kufizimet sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë, ndihmësit e qeverisë janë të përgatitur për një betejë, ata parashikojnë kundërshtim nga disa në komunitetin shkencor kundër një hapje totale.

Ndërsa premtimet e Johnson për një rikthim në normalitet janë tani “një shaka mes kolegëve të tij”, ka një arsye tjetër pse partia e tij e sheh këtë afat pranveror si kritik: zgjedhjet lokale në maj. Si dhe zgjedhjet thelbësore të parlamentit Skocez që partia Kombëtare Skoceze do të përpiqet të përdorë për të siguruar një referendum të dytë për pavarësinë, zgjedhjet lokale do të ofrojnë gjykimin e parë publik të kryeministrisë Johnson që nga zgjedhjet e përgjithshme. Rezultatet e dobëta për Konservatorët mund të veprojnë si shkas për ata që kërkojnë ndryshim.

Shpresa në Douning Street është që deputetët torie do të stabilizojnë shqetësimet e tyre në 2021. Tani do të ketë një ndryshim Brexit”, thotë një anëtar i qeverisë. “Kryeministri e kupton. Do të bëhet fjalë për kompetencë. “Sidoqoftë, ata që shpresojnë për promovim mund të duhet të presin deri në pranverë për një riorganizim.”

Ekipi i ri i shtypit ka qenë duke takuar ministra dhe, me studion e Douning Street gati të përfunduar konferencat publike për shtyp do të fillojnë në vitin e ri.

Me shumë mundësi pakënaqësitë me qeverinë do të rriten pasi të fillojnë kufizimet për covid. Megjithatë ka shumë arsye për të menduar se mosmarrëveshjet qëndrojnë diku tjetër. Ka pak konsensus në partinë e sotme parlamentare mbi politikën fiskale, çështjet kulturore ose reformën e planifikimit. Edhe axhenda shumë e trumbetuar rrezikon të zemërojë deputetët e Jugut për përparësitë e fondeve. Këto janë çështjet që do të marrin më shumë vëmendje ndërsa Brexit zbehet dhe kufizimet për Covid largohen.

Dhe këtu qëndron rreziku më i madh për Johnson në 2021: kë do të fajësojnë deputetët kur diçka të shkojë keq? Nëse kufizimet hiqen me ardhjen e pranverës? Nëse taksat rriten?

Gjatë vitit të kaluar, deputetët e zemëruar kanë qenë të shpejtë për të akuzuar ata që kanë qëndruar pranë Johnson. Por kjo gjë ka filluar të ndryshojë. “Shumë njerëz që fajësoheshin për gabime tani janë larguar nga skena politike”, thotë një deputet konservator.

Kryeministri hyn në vitin e ri me shpresën se ai mund ta kthejë kryeministrinë e tij në rrugën e duhur me ndihmës të rinj për ta ndihmuar atë ta arrijë qëllimet. Por duke vepruar kështu, Johnson gjithashtu e ka bërë veten më të përgjegjshëm politikisht. Siç thotë një koleg parlamentar: “Ju mund të hiqni qafe ekipin një herë. Herën tjetër kur gjërat shkojnë keq, njerëzit mund të arrijnë në përfundimin se ju jeni problemi, jo njerëzit përreth jush.”

 

Përkthyer dhe përshtatur nga The guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe pse është arritje e madhe

Brexit: Johnson nuk duhet të festojë shumë!


Para, rrjete sociale, raketa e satelitë

ANALIZA: Basti i madh i Elon Musk

“Arma” e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë

Zgjedhjet në SHBA/ A do ta “dënojnë” gratë Donald Trump?

Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris!

Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?

Trump pretendon se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet

Amerika voton, garë e ngushtë për presidencën!