MENU
klinika

Skema për pacientët që ndiqen në kushte shtëpie

Rriten shifrat e të infektuarve, por bien shtrimet në spital

11.12.2020 - 09:27

Më shumë të infektuar, por gjithnjë e më pak pacientë të shtruar në spital. Shifrat në rritje të rasteve pozitive me COVID-19 nuk e kanë vënë në vështirësi sistemin shëndetësor, pasi siç vihet re edhe nga të dhënat zyrtare, numri i pacientëve të shtruar jo vetëm nuk është rritur, por ka ardhur në rënie.

Aktualisht, gjenden të shtruar 436 persona, ose 2 për qind e të infektuarve aktivë. Por ndërkohë, nuk ka asnjë përmirësim sa i takon bilancit tëviktimave si pasojë e koronavirusit. Të enjten janë raportuar 14 humbje jete, ndërkohë qëprej fillimit të pandemisë janë 965 persona që nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen. “Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitivë në spitalet COVID:5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra,1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

RASTET E REJA

Lidhur me rastet e reja, një ditë më parë janë regjistruar 873 persona të infektuar nga rreth 2700 teste të kryera. Veç Tiranës, një numër i konsiderueshëm rastesh është raportuar edhe në Fier, Durrës dhe Elbasan.

“Janë kryer 2714 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Korçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë”, thuhet në raportin e Ministrisë.

SKEMA

Në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu, përmes mjekut të familjes Gezim Bregu dha detaje për skemën e barnave me rimbursim që përfitohen nga pacientët që marrin shërbim ambulator.

”Mjeku i familjes kontakton me epidemiologun, me të dhënat dhe qytetari referohet për tampon, nëse tamponi del pozitiv, ky pacient karantinohet në shtëpi dhe në këtë moment të gjitha kontaktet i mban me mjekun e familjes. Njëkohësisht fillon edhe ndjekja e tij rigoroze, duke u bazuar te shenjat dhe zhvillimi sëmundjes më të gjithë simptomat dhe shenjat e saj, temperaturë, lodhje, kollë, këputje, trysni etj. Në bazë të vendimit të qeverisë, pacienti merr dhe trajtimin me rimbursim të barnave në listën e përcaktuar. Mjeku familjes vlerëson gjendjen e të sëmurit duke e ndarë atë në formë të lehtë, të mesme apo formë e avancuar dhe pacienti trajtohet falas. Procedura për dhënien e barnave me rimbursim për COVID-19 është e njëjtë edhe me procedurën e rimbursimit për barna të tjera. Për të marrë recetën me rimbursim është kodi 1009 dhe 1010, për COVID-19 stadi i parë dhe COVID-19 stadi i dytë, më tej gjenerohet receta me ilaçet përkatëse”, ka sqaruar doktori.

Por, vendosja e tamponit si kusht për të përfituar nga skema, penalizon jo pak qytetarët, pasi për të marrë ilaçet iu duhet të presin fillimisht përgjigjen e testit, që vonon më shumë se 3 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona"

Rama nga Athina kërkon shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Rama: Jo të gjitha dallimet janë sheshuar!

“Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve”

Mesazhi i ministres Elisa Spiropali nga Athina

“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”

"Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë"

Edi Rama në Athinë, Fredi Beleri mesazh nga burgu