“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Sa i rrezikshëm është dermatiti seborrheik që prek skalpin e kokës dhe lëkurën?
Mjeku: Dermatiti seborrheik është një gjendje e zakonshme e lëkurës që prek kryesisht skalpin e kokës dhe lëkurën. Shkakton arna me luspa, lëkurë të kuqe dhe zbokth.
Përveç kokës, dermatiti seborrheik mund të prekë zona të tilla si të tilla: anët e hundës, vetullat, veshët, qepallat dhe gjoksin.
A shërohet dermatiti seborrheik?
Dermatiti seborrheik mund të zhduket pa trajtim, ose mund të keni nevojë për shumë trajtime të përsëritura para se simptomat të zhduken. Edhe pas trajtimit dermatiti mund të rikthehet kohë pas kohe.
Simptomat kryesore të sëmundjes:
- Zbokth në formë luspash në skalpin e kokës
- Zbokth/ lëkurë e bardhë në vetulla, mjekër etj
- Luspa ose kore të bardha nw pjeswn e fytyrës, hundës, vetullave, qepallave, gjoksit, ijeve
- Kruarje e këtyre pjesëve
- Lëkurë e kuqe dhe e irrituar
Kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Nëse ju përkeqësohen simptomat, nëse lëkura ju merr infeksion ju duhet të konsultoheni patjetër me mjekun që t’ju japë mjekimin e duhur.
Megjithëse shkaku i vërtetë i këtij lloj dermatiti nuk njihet, disa shkaqe mund të jenë:
- Kërpudhat në lëkurë
- Sistem imunitar i dobët
- Disa kushte neurologjike dhe psikiatrike të tilla si sëmundja e Parkinsonit dhe depresioni
- Personat me sëmundje të tilla si Hiv/Aids, pankreatiti alkoolik, disa lloje kanceri etj
- Përdorimi i disa medikamenteve
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.