MENU
klinika

Formula 1

Sainz tregon emocionet e para me Ferrarin

20.12.2020 - 13:29

Piloti spanjoll Carlos Sainz do të jetë piloti i ardhshëm i Ferrarit, ku sezonin e ardhshëm do të zërë vendin e Sebastian vettel. 26-vjeçari ka qenë në Maranello, ku ka vizituar fabrikën dhe ka bërë provën e sediljes, i shoqëruar nga drejtori sportiv Mattia Binotto dhe shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc.

“Kjo është dita ime e parë te Ferrari, një ditë speciale, që nuk do ta harroj kurrë. Jam i motivuar dhe gati për këtë sfidë të re. Nga janari do të jem 100% në dispozicion të makinës së re, për të ndihmuar “kokëkuqen” të ecë përpara”, – tha Carlos Sainz, që këtë vit pilotoi McLaren në botërorin e Formula 1.

Do të jetë një sfidë e vërtetë për Sainz, pasi pritshmëritë te Ferrari janë gjithnjë të mëdha. Ndërkohë, edhe vetë Binotto ka pohuar se në vitin 2021 Ferrari do të jetë makinë më kompetitive, pse jo, të garojë për titull.