MENU
klinika

Droga ishte mbështjellë në 86 pako.

Sekuestrohen 140 kg drogë në Sarandë

15.12.2020 - 16:56

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga Policia e Sarandës, gjatë natës së kaluar.

Raportime për BalkanWeb bëjnë me dije se janë kapur dhe sekuestruar 140 kg kanabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” te fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Droga është gjetur e futur në katër çanta dhe e braktisur nga trafikantët. Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall