MENU
klinika

Pse origjina e Covid-19 nuk dihet akoma?

Shkencëtarja në Wuhan: Tek lakuriqët ka dhe viruse të tjera

04.12.2020 - 17:34

Lakuriqët e natës në rajonet kufitare të jugut dhe jug-perëndimit të Kinës strehojnë koronavirusë të tjerë që tashmë kanë aftësinë të kalojnë te njerëzit, ka thënë një shkencëtare e shquar kineze.

Dr. Shi Zhengli i Institutit të Virologjisë Wuhan tha se këto viruse, përfshirë të afërmit e ngushtë të Sars-CoV-2, i cili shkakton Covid-19, ka të ngjarë të qarkullojnë në natyrë përtej Kinës.

“Ne nuk duhet t’i kërkojmë vetëm në Kinë, por edhe në vendet e Azisë Jugore”, tha Shi, e cila është mbiquajtur “Batwoman”, sepse grupi i saj kërkimor studion koronavirusët e lakuriqëve.

Komentet e saj, të cilat u bënë në një uebinar të organizuar nga akademitë mjekësore dhe veterinare franceze, erdhën ndërsa dy ekipe ndërkombëtare – një e koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe një e ngritur nga revista mjekësore Lancet – përgatiten për të hetuar origjinën e pandemisë një vit pasi filloi zyrtarisht.

Këto përpjekje janë politizuar shumë. SHBA dhe Kina akuzojnë njëra-tjetrën se janë në origjinën e pandemisë ndërsa lufta e tyre tregtare vazhdon. Vende të tjera, përfshirë Indinë, janë emëruar gjithashtu si burime të mundshme.

Laboratori i Shi u akuzua se ishte burimi i një rrjedhje aksidentale virale në fillim të vitit. Nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimin dhe Shi e ka mohuar atë me forcë.

Rezervuari natyror për Sars-CoV-2 mendohet të jenë lakuriqët e natës, dhe megjithëse Shi tha se virusi ka shumë të ngjarë që të ketë kaluar te një kafshë tjetër para se të arrinte tek njerëzit, kjo kafshë ende nuk është identifikuar./ The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Informacionet nga shërbimet sekrete

A është Kina fajtore për koronavirusin?

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?