Analiza e Brian Stelter, CNN
Nëse dikush do kishte rënë në gjumë në vitet e presidencës së Trump dhe më tej të më pyeste se çfarë kishte humbur, do të filloja me “armikun e njerëzve”.
Pse Sepse sulmi Trump ndaj emdiave, shpjegon pothuajse gjithçka. Ai i bindi ndjekësit e tij se zgjedhjet ishin vjedhur. Ai i këshilloi ata të besonin në artikuj të caktuara në Fox dhe të injoronin praktikisht gjithçka tjetër. Ai tha se ishte në një “luftë me mediat” në fundjavën e tij të parë në detyrë, dhe kurrë nuk u ndal.
Shumë herë, shumica e mediave me ndikim në vend kanë injoruar sulmet e Trump. Për ta privuar atë nga oksigjeni. Por këtu është kundër-argumenti: Amerikanët po pijnë nga një pus i helmuar informacioni. Kjo gjë shkaktoi disa fraktura në Amerikë dhe përkeqësoi shumë gjëra.
Trump nisi presidencën e tij duke injoruar dhe duke sulmuar mediat dhe nuk rreshti deri në këto javë të fundit të tij në detyre. Kjo është arsyeja pse, “armiku i popullit” është gjëja Nr. 1 për t’u kuptuar në lidhje me katër vitet e fundit. Duhet të faktohet në çdo histori rreth veprimit qeveritar dhe mosveprimit, çdo analizë e politikës amerikane, edhe pasi Presidenti i zgjedhur Biden të betohet.
Një “president kulti”
David Paleologos, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Politike të Universitetit Suffolk, e shkroi këtë për Suffolk dhe sondazhin më të ri të USA Today : “Çfarë do të thotë të jesh një president kulti”- një drejtues të cilin do ta besojnë dhe do t’i besojnë atij, pavarësihst çfarë thonë akademikët, gazetarët, politikanët dhe ekspertët ‘profesionistë’?
Donald Trump së paku mund të karakterizohet si një nga presidentët e paktë me një kult të personalitetit dhe një ndjekës të ngjashëm me kultin.”
“Një shumicë dërrmuese, 78 përqind e republikanëve nuk besojnë se Joe Biden u zgjodh ligjërisht president,” shkroi Paleologos. Në sondazh, ai shkroi, “ne bëjmë një pyetje se cilit televizion dhe burimeve të lajmeve u besohet më shumë.
Midis atyre që i besojnë Fox News, 16% thanë se Biden u zgjodh në mënyrë legjitime dhe 83% thanë se nuk ishte. Shtatë burimet e ardhshme të lajmeve duke përfshirë PBS, NPR, CNN, MSNBC, ABC, CBS dhe NBC, 93% thanë që Biden u zgjodh në mënyrë të ligjshme dhe 6% thanë, jo.”
Biden u zgjodh në mënyrë legjitime. Besimi i përhapur se ai nuk ishte zgjedhur ligjërisht dhe se një komplot i gjerë manipuloi zgjedhjet kundër Trump – është provë e radikalizimit midis bazës Fox-GOP.
Fundi i shpresës së rreme
6 janari, data kur Kongresi do të çertifikohet rezultati i zgjedhjeve në vitin 2020, do jetë një fundi i shprese së rremë për kërkesat e verbëra të Trump. Ka një presion në rritje mbi Mike Pence për të bërë … diçka … atë ditë.
Këtu do çojë “pusi i helmuar” – çdo fakt është i gabuar, çdo person me fakte gënjen, kushdo që vepron në çfarëdo mënyre kundër asaj që dëshirohet është një tradhtar. Është përbindëshi që lëvizja konservatore krijoi dhe e pa veten të paaftë për ta luftuar kur Trump filloi ta përdorë atë për vete dhe interesin e tij krejt personal.
Kjo dëmtoi edhe Fox News,. Edicioni special i së dielës kishte të bënte me atë se si Trump ndryshoi median.
Jim Acosta, Abby Phillip, Jeremy Diamond dhe Kaitlan Collins të gjithë u mblodhën për të diskutuar përvojat e mediave që mbulojnë Trump. Për aspektin e sulmeve anti-mediatike të Trump dhe sesi ndikimi i tij jo i shëndetshëm në TV na preku të gjithëve.
Përkthyer dhe përshtatur nga cnn/ konica.al