MENU
klinika

Fluksi i festave të fundvitit

Shtohen masat e kontrolleve shëndetësore në Portin e Durrësit

20.12.2020 - 13:14

Në prag të festave të fundvitit rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të  Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, autoriteti portual bën me dije se po punohet me me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion për të shmangur radhët e gjata.

“Në vigjilje të festave të fundvitit është  rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të  Portit të Durrësit. Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion. Ndërkohë që janë shtuar kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD  për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Portin e Durrësit. Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Këtë të diel, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të  hyjnë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Portit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


60% të mallrave nisen prej aty

Porti Durrësit në funksion të Kosovës


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin