MENU
klinika

Përfitimet

Si ndikon qepa në përmirësimin e shëndetit të kockave?

11.12.2020 - 15:22

E pasur me veti të dobishme dhe terapeutike, qepa është një përbërës kryesor në bazë të shumë recetave të traditës sonë. Le të zbulojmë së bashku karakteristikat dhe vetitë e këtyre perimeve fantastike.

Qepa, emri shkencor i së cilës është Allium Cepa, është një bimë e lidhur familjarisht me qepën e njomë, preshin dhe hudhrën. Ajo është kultivuar gjithmonë jo vetëm për aromën e saj karakteristike të athët, por edhe për vetitë mjeksore të shumta.

Qepët ndryshojnë në formë dhe ngjyrë, por llojet më të zakonshme janë të bardha, të arta dhe të kuqe. Aroma mund të ndryshojë nga më e ëmbël në atë më të forte dhe në varësi të shumëllojshmërisë dhe sezonit. Ato zakonisht përdoren për të aromatizuar shumë receta dhe mund të hahen të gatuara ne gjëllë, të ziera, të pjekura në skarë, të skuqura ose të papërpunuara. Qepa ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe konsumimi i saj shoqërohet me rrezik të zvogëluar të shfaqjes së kancerit, ulje të sheqerit në gjak dhe përmirësim të shëndetit të kockave. Le të hedhim një vështrim më të afërt në të gjitha vetitë e qepës dhe  në karakteristikat e ushqyesve kryesorë.

Qepët: karakteristikat dhe vlerat ushqyese

Qepët e papërpunuara janë të ulëta në kalori, në fakt ato përmbajnë vetëm 40 kalori në 100 gramë pjesë ushqimore, ato përbëhen nga 89% ujë, 9% karbohidrate dhe vetëm 1.7% fibra; tabela e mëposhtme mbledh informacione mbi ushqyesit kryesorë të pranishëm në qepë:

Vlerat ushqyese për 100g qepë:
Ujë89,11 g
kcal40 g
Proteina1,1 g
Yndyrna0,1 g
Karbohidratet9,34 g
prej të cilave sheqer4,24 g
Fibra1,7 g
Calcium23 mg
Kalium146 mg
Fosfor29 mg
Vitamin C7,4 mg
Indeksi i glicemisë15

 

Qepë: vetitë ushqyese

Fibra: qepët janë një burim i mirë i fibrave, me një përqindje të ndryshueshme prej 0.9-2.6%, krahasuar me qepën e freskët dhe sipas llojit të saj. Qepët janë një nga burimet kryesore të fruktanëve, fibra prebiotike të tretshme shumë të dobishme për shëndetin e sistemit tonë tretës, por që mund t’u japë probleme disa personave  të ndjeshëm me një gjëndje fryrje pas një konsumi të bollshëm;

 Vitamina C: e njohur edhe si acid askorbik, vitamina C është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe i zakonshëm në frutat dhe perimet. Përfaqëson një ko-faktor thelbësor në sintezën e proteinave dhe hormoneve, kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, në funksionimin normal të sistemit imunitar (edhe gjatë dhe pas ushtrimit intensiv), deri në formimin e kolagjenit, metabolizmin e energjisë,  funksionimin e sistemit nervor, për të zvogëluar lodhjen dhe për të rritur thithjen e hekurit nga ushqimet;

 Acidi folik: është një element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave dhe ndihmon në uljen e lodhjes fizike dhe mendore. Ai gjithashtu promovon rritjen e indeve dhe është shumë i rëndësishëm për shëndetin e grave;

Fosfori: qepa përmban një sasi të mirë të këtij minerali, është një element strukturor i dhëmbëve, kockave dhe qelizave;

Kalciumi: është minerali i bollshëm në trupin tonë, thelbësor për kockat, muskujt dhe nervat;

 Vitamina B6: zvogëlon rrezikun e homocistinurisë dhe anemisë sideroblastike, është gjithashtu e përfshirë në sintezën e disa neurotransmetuesve;

 Kaliumi: mineral thelbësor i përfshirë në kontrollin e presionit të gjakut, shëndetit kardiak, transmetimit nervor dhe shkëmbimit hidro-kripor në nivelin qelizor;

Antocianina: e theksuar vetëm në qepët e kuqe,  janë antioksidantë të fuqishëm, por edhe pigmente që japin ngjyrën karakteristike të kuqërremtë në këto qepë;

Kuercetina: flavonoid me veprim antioksidues, kontributi i të cilit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, presionit dhe kancerit;

Përbërjet e squfurit: kryesisht sulfide dhe polysulfide, të cilat mund të kenë efekte mbrojtëse kundër kancerit, pengojnë rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm dhe parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut.