MENU
klinika

Inzaghi e thotë qartë

Strakosha humb vendin e titullarit te Lazio

21.12.2020 - 12:35

Thomas Strakosha humb vendin e titullarit te Lazio. Nuk bëhet fjalë më vetëm për një ndeshje, qoftë nga statistikat, qoftë nga deklarata e fundit e trajnerit Simone Inzaghi, i cili ka zgjedhur pepe Reina në portën laciale.

“Strakosha ka humbur 20 ditë për shkakun e Covid. Kam gabuar që e lashë të luajë kundër Udineses, duhet të prisja ende. Do të vijë edhe koha e tij. Reina po bën shumë mirë, nuk do të ishte e drejtë që të hiqja atë nga porta për punën e madhe që po bën” – tha Inzaghi

Fjalë të qarta të trajnerit që Strakosha do të vijojë të qëndrojë të stol, të paktën edhe në ndeshjet e këtij fundviti. Portieri i Kombëtares shqiptare ka luajtur vetëm një ndeshje në 2 muajt e fundit, ndaj Udineses në kampionat më 29 nëntor, teksa Lazio humbi në shtëpi 1-3.

Gardiani kuqezi nuk ka luajtur as në Europë, në 6 sfidat e Champions League, është aktivizuar vetëm në të të parën ndaj Borussia Dortmund, të fituar 3-1. Ndërkohë, Strakosha i ka munguar edhe Kombëtares në ndeshjet e tetorit dhe nëntorit. Serie A do të ndërpritet për pak kohë në fillim të janarit dhe ndoshta kjo është mundësia më e mirë për Strakoshën të rikthehet sërish titullar në vitin 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN