MENU
klinika

Datat dhe stadiumet

Superkupa e Spanjës, evitohet klasikja në 1/2 finale

17.12.2020 - 17:53

Në janarin 2020 eventi i Superkupës së Spanjës për herë të parë u zhvillua në një format tjetër, me 4 ekipe dhe Arabinë Saudite. Edhe këtë vit formula është e njëjtë, por u anulua vendi, për shkak të pandemisë, teksa Arabia ka vënë si kusht karantinën dhe pa tifozë.

Sidomos tifozët, ishin të rëndësishëm, kështu që Federata Spanjolle hoqi dorë. Sot u hodh shorti, Real Sociedad-Barcelona dhe Real Madrid-Athletic Bilbao janë gjysmëfinalet e Superkupës Spanjolle, që do të luhen përkatësisht më 13 dhe 14 janar. Finalja do të luhet në Sevilla më 17 janar.

Nuk kemi “El Clasico” në këtë raund, shorti e ka evituar përplasjen e dy gjigantëve të La Lig-as para finales. Po kështu, janë fiksuar edhe vendet, ku do të luhen këto ndeshje. Më konkretisht, gjysmëfinalja Real Sociedad-Barcelona (13 janar) në Cordoba, ndërsa tjetra, Real Madrid-Athletic Bilbao më (14 janar) në Malaga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spanjolli i huazuar te Bayern

Fitoi 5 trofe në 615 minuta, rekord Guinness