Senatori Republikan i Uashingtonit, Mitt Romney tha dje se Presidenti Donald Trump është “i verbër” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë pasi Presidenti minimizoi një sulm masiv kibernetik ndaj agjencive federale të SHBA të lidhura me vendin, duke paralajmëruar se agresioni “është një thirrje e madhe zgjimi për ne”.
“Presidenti është paksa “i verbër” kur bëhet fjalë për Rusinë, dhe kështu që ju mund edhe ta imagjinonit paraprakisht që kjo do të ishte përgjigjja që ai do të kishte dhënë,” tha Romney kur u pyet në lidhje me një status të publikuar nga Trump ku kishte dënuar sekretarin e tij të shtetit për sulmin masiv.
“Kjo është një thirrje e madhe zgjimi për ne dhe unë mendoj se do të duhet të rimendojmë vërtet gatishmërinë tonë ushtarake dhe të sigurisë kombëtare, kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike, sepse kjo është lufta e së ardhmes dhe shpresoj që të mbrojmë veten tonë që të mbetemi kombi më i madh në Tokë”, shtoi Republikani i Utah.
Të paktën gjysmë duzinë agjencish federale tani dihet se kanë qenë në shënjestër të shkeljes, duke përfshirë krahun kibernetik të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentet e Bujqësisë, Tregtisë, Energjisë dhe Shtetit. Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë se, nëse ka, të dhëna qeveritare mund të jenë aksesuar ose vjedhur nga hakerat.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kishte thënë të Premten se sulmi ishte “një përpjekje shumë e rëndësishme” që duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë dhe e lidhi atë drejtpërdrejt me Rusinë.
Por të nesërmen, Trump, në komentet e tij të para publike për këtë çështje, dukej se i komentoi këto vërejtje në një status në median sociale duke sugjeruar pa prova se “mund të jetë Kina” dhe mund të jetë ajo përgjegjëse. Presidenti gjithashtu pretendoi se “gjithçka ishte nën kontroll”, megjithëse zyrtarët e administratës thanë javën e kaluar se sulmi “përbën një rrezik të madh” për rrjetet në të dy, sektorin publik dhe atë privat.
Edhe senatori Lindsey Graham, një aleat i ngushtë i Trump, tha dje se ai mendon se është një “gabim” për Presidentin që të fajësojë Kinën për sulmin masiv kibernetik, pa ndonjë provë.
“Nuk kam asnjë arsye të besoj se është Kina”, tha republikani i Karolinës së Jugut Manu Raju dhe Ali Zaslav.
Romney tha se sulmi kibernetik i vendos SHBA-të në një pozitë të prekshme dhe sugjeroi që vendi duhet të reagojë me forcë.
“Ajo që Rusia ka bërë është mundësia e tyre për të vendosur një kapacitet për të na gjymtuar potencialisht për sa i përket energjisë elektrike, ujit, komunikimit tonë,” i tha ai Tapper.
“Kjo është e njëjta gjë që dikush mund të bëjë në një mjedis lufte dhe kështu është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe është një fyerje e egër ndaj sovranitetit tonë dhe që për këtë gjë Rusia do të duhet të përballet me një përgjigje shumë të fortë, jo vetëm retorike, të rëndësishme si ajo është, por edhe me një përgjigje kibernetike me madhësi të njëjtë ose më të madhe”.
Agjencitë nuk janë ‘të optimizuara për mbrojtje’
Chris Krebs, ish-drejtori i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës, i tha Tapper më vonë në program se agjencitë federale aktualisht nuk janë “të optimizuara për mbrojtje” dhe një pjesë e arsyes që ish agjencia e tij nuk e zbuloi hakerin më shpejt ishte një leje që i jepte autoritet të caktuar për të çrrënjosur në mënyrë agresive kundërshtarët dhe e cila nuk është nënshkruar ende nga Trump.
“Ekziston një dispozitë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare … që është ulur në tryezën e Presidentit duke pritur firmën e tij… që do t’i jepte CISA, autoritetet të kërkonin këta kundërshtarë dhe kjo është ajo që ne do të duhet të bëjmë për të arritur sigurinë në anën tjetër të kësaj,” tha ish-shefi kibernetik.
Trump, i cili pushoi nga puna Krebs muajin e kaluar pasi ai refuzoi pretendimet e pabazuara të Presidentit për mashtrim të gjerë të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020, ka mbetur i preokupuar me humbjen e tij të zgjedhjeve ndaj Joe Biden në javët e fundit, pasi kishte komentuar publikisht në lidhje me sulmet kibernetike vetëm disa ditë pasi u raportua.
Presidenti mbajti një takim në Zyrën Ovale të Premten në të cilin avokati i tij Sidney Pouell dhe klienti i saj, ish-këshilltari i sigurimit kombëtar Michael Flynn, u angazhuan në një takim të nxehtë me disa nga ndihmësit e Trump mbi Pouell dhe sugjerimet e Flynn për përmbysjen e zgjedhjeve.
Flynn kishte sugjeruar javën e kaluar që Trump mund të përdorte ligjin ushtarak si pjesë e përpjekjeve të tij për të përmbysur zgjedhjet dhe gjatë takimit, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë u kthyen në idenë e emërimit të Pouell si një këshilltar i veçantë për të hetuar pretendimet e mashtrimit të votuesve që ka administrata e Trump.
Romney, një kritik i shpeshtë i Trump, shpërtheu ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Trump për pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve.
“Është vërtet e trishtueshme në shumë aspekte dhe e turpshme sepse Presidenti mund, të shkruante kapitullin e fundit të kësaj administrate me një fitore në lidhje me vaksinën,” tha Romney gjatë intervistës së tij duke iu referuar vaksinave të reja të koronavirusit.
Por duket se as ky nuk është një ndër preokupimet momentale të Trump që vazhdimisht ka neglizhuar situatën emergjente prej pandemisë që ka shkaktuar qindar viktima dhe të infektuar në SHBA ndërsa Trump ka refuzuar të diskutojë seriozisht dhe gjerësisht për çështjen e pandemisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ F.H, konica.al