MENU
klinika

"S’kam pasur as temperaturë, as dhimbje"

Vaksinohet me Pfizer shqiptari i parë në botë

17.12.2020 - 15:10

Mjeku shqiptar Arjet Gega është një nga shqiptarët e parë në SHBA që ka marrë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19. Gega, mjek i sëmundjeve infektive, asistent profesor ka folur në një bisedë në rubrikën “Opinion” në News24 për vaksinimin dhe efektet e tij. Apeli i tij ishte që të gjithë të bëjnë vaksinën, pasi është mënyra e vetëm për të krijuar imuniteti komunitar.

Ai tha më tej se nuk ka pasur asnjë efekt anësor prej ditës së djeshme që ka marrë dozën e parë, por theksoi se mbajtja e maskës dhe distancimi social duhet të vijojë.

Doktor si ndiheni?
Ndihem shumë mirë, si çdo vaksinë tjetër. E vetmja gjë që ndiej, pak dhimbje në muskulin e krahut, gjë që ndodh me çdo vaksinë.

Keni vërejtur ndonjë efekt anësor?
Jo absolutisht asgjë. Ajo që është raportuar në studimin e vaksinës është disa efekte anësore krejt minimale. Në disa pacientë dhimbje trupi ose temperaturë. Unë s’kam pasur asnjë nga këto.

A keni pasur ju dyshime për ta bërë vaksina? Si e keni gjykuar?
Në shkencën në mjekësi nuk ka vend për opinione të painformuara ose në skepticizëm. Çdo gjë varet në informacioni ne studimit të vaksinës. të dy vaksinat që kanë teknologji të ngjashme, bëhen mbi 40 mijë pacientë që kanë marrë vaksinën gjatë studimeve dhe nuk ka pasur asnjë efekt serioz. Kur flasim se sa e sigurt është vaksina, duket që është shumë e sigurt. Sa i përket efikasitetit, asnjë nuk e priste të ishte kaq efikase. Është mbi 94-95%. Personat që morën vaksinën kanë vazhduar të veshin maskën dhe të ruajnë si veten dhe popullsinë ndaj tyre.

Duhen dy javë të krijohet imuniteti. Është një dozë tjetër pas tre javësh. Pavarësisht se ne kemi bërë dhe do bëjmë vaksinën, do aplikojmë të njëjtat masa, maskën dhe distancimin social. Vaksinimi bëhet me qëllim komunitar, që të bjerë niveli i infeksioneve, të lirojmë masat e të kthehemi në jetë normale.

A e kanë bërë familjarët tuaj?
Për fëmijët nuk është e indikuar. Vaksina është për personat mbi 16. Për zonjën time nuk është ende e vlefshme sepse ajo nuk është mjeke apo në vijën e parë. Aktualisht vaksinat janë për punonjësit e shëndetësisë, kur t’i vijë radha dhe ajo do ta bëjë.

Si proces si është e organizuar?
Ka dy grafikë. Personat që kanë marrë placebon dhe vaksinën. Procesi varet nga sasia e vaksinave që janë të përftuara nga Pfizer. Të premten besoj që vaksina e Modernas do miratohet nga FDA. Klinikat dhe spitalet kanë raportuar stafet e tyre që janë në vijë të parë për kujdesin shëndetësor. Më pas qendra për kontrollin e sëmundjeve ka alokuar vaksina, që bëhet në një qendër.

Sa afatgjatë është imuniteti që krijon vaksina? Për sa kohë nuk i trembeni COVID-it?
Unë i trembem dhe tani. Gjërat që kam parë sy gjatë kësaj ndonjë ditë do ulemi dhe t’i shkruajmë libër. Deri tani kemi data të 6 muajve. Niveli i antitrupave është shumë më i lartë se personat që e kanë kaluar në mënyrë natyrale. ka dhe imunitet qelizor. Gjasat janë që të jetë imunitet afatgjatë, por tamam nuk e dimë ende.

Si është situata me COVID-in në SHBA? Vijojnë shifrat e larta?
Situata është e rëndë, besoj që nuk është aq e rëndë si në Shqipëri. Mund të kemi 50-60 pacientë të shtruar në spitalin tonë. Një pjesë në reanimacion, një pjesë të intubuar dhe një pjesë e tyre humbin jetën.

Mesazhi im i fundit do të ishte që sapo vaksinat të jenë të mundura për popullin shqiptar menjëherë të vaksinohen.

Sa i lumtur jeni tani që e keni bërë vaksinën?
Jam shumë i lumtur për të gjithë ne. Na ka marrë malli për jetë normale, të udhëtojmë për njerëzit e zemrës dhe kjo është mënyra e duhur për të krijuar imunitet komunitar. Vaksina nuk shpëton jetë, ajo që shpëton jetë është vaksinimi. Duhet që njerëzit të vaksinohen. Duhet që të paktën 60-70-80 % e popullsisë të vaksinohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po apo jo, kjo është çështja!"

Uilliam Shekspir vaksinohet i pari në Angli…


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!