MENU
klinika

Ja cili është

Vendi që po përjeton valën e tretë të pandemisë COVID

07.12.2020 - 11:15

Koreja e Jugut ka regjistruar 615 raste të reja të infeksionit me koronavirus, raportuan Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndërsa numrat e të infektuarve e çojnë këtë vend drejt valës më të madhe në nëntë muaj.

Autoritetet njoftuan të dielën futjen e masave më të rrepta të distancës sociale për kryeqytetin Seul dhe zonat përreth, të cilat do të zgjasin të paktën deri në fund të muajit.

Koreja e Jugut deri më tani ka shmangur mbylljen, por ka përdorur një sistem të fortë për të monitoruar, testuar dhe izoluar rastet e infeksionit, duke ndaluar kështu dy valë të mëparshme.

Por me ardhjen e valës së tretë, autoritetet po përballen me kritika ndërsa numrat vazhdojnë të rriten pavarësisht masave të rrepta të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskave, ora e ndalimit për restorantet dhe kufizime të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN