MENU
klinika

"Qëndrime të ngjashme me Vetëvendosjen..."

Vizita e Vjosa Osmanit/ Nazarko: Si Presidente nuk i ngjan Rugovës

21.12.2020 - 17:55

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar vizitën 3-ditore të Vjosa Osmanit në Shqipëri mesazhet e të cilës nxitën debat në politikë.

Nazarko thotë se qëndrime që mbajti në Shqipëri Vjosa Osmani ishin të ngjashme me ato të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për më tepër ishin pjesë e një linje partiake dhe jo kombëtare.

Ai thekson se Osmani nuk i ngjan aspak si Presidente Ibrahim Rugovës, edhe pse atë e përmend më shumë.


Po ashtu Nazarko theksoi  edhe qëndrimin dhe marrëdhëniet që mban Rama sot për sot me Kosovën. Analisti zbulon se Rama ka bërë gabim të madh që ka mbështetur shumë PDK dhe Hashim Thaçin, kurse tashmë me largimin e tij bazuar në informacionet e tij ka vendosur marrëdhënie të mira me LDK.

Analisti shton se ende marrëdheniet e Ramës me Lëvizjes Vetëvendosjen mbeten në nivelin që kanë qenë.

PYETJA: Javën që shkoi në një vizitë 3-ditore në Tiranë, ishte Presidentja në detyrë znj.Vjosa Osmani. Fjalimi i saj ka pasur disa qëndrime që shkaktuan debate, jehonë, dhe për të kaluar tek mungesa e Ramës në seancë. Si e komentoni fjalimin?

MENTOR NAZARKO: Nuk është vetëm fjalimi, janë dhe ato mesazhet në konferencën për shtyp, që ishin në një gjatësi vale me qëndrimet e LVV në Kosovë. Duke dhënë këtë element të parë, duhet ta shohim qëndrimin e saj si bartëse e një pushteti, institucioni, si Presidente, ushtruese detyre, që vetëm në Kosovë ushtrohet në gjithë Europën. I ngjan qëndrimit të LVV.

Ka një mënyrë tjetër për ta gjykuar, në raport me paraardhësit, apo Ibrahim Rugovën. Në kaq vite që kam ndjekur ligjërimin e tij, asnjë mesazh kritik, as ndaj kundërshtarëve politike, as brenda rivalëve në LDK, madje as ndaj serbëve. Këtë nuk e bënte, nuk do e bënte më pak profetik, popullor, unik në personalitetin e vet. Osmani që ka ardhur në politikë duke qenë më e votuara grua në Kosovë, nuk i ngjajti në mesazhet që dha Ibrahim Rugovës në mesazhet përbashkuese.

Ishin disa, që bënë më shumë ndarje, apo krijuan ndjenjën e provokimit në skenën politike shqiptare. Në raport me qeverinë, e para kërkesa për rezolutë. E kërkon LVV, në një përpjekje për të kërkuar qeverinë e Ramës që ka marrëdhënie të mira me VUçiç. Ëshë e papranueshme deri tani, pasi Kuvendi ka miratuar 21 rezoluta që dënon gjenocidin serb.

Në efektet praktike, do të kishte më shumë kuptim që Kosova të dokumentonte me vlerë juridike krimet ndaj Serbisë, dhe të bënte një padi simbolike në Dhomat e Specializuara. Ato të mund të gjykonin edhe kriminelëve të pagjykuar nga Gjykata e Hagës. Kjo Gjykatë është vetëm për raportin e Dick Marty. Nuk mund të gjykojë serbë. Një fushatë simbolike, me krimet serbe të dokumentuara, të provuara do kishte më shumë vlerë. Fushatë e ndërkombëtarizuar, kjo dosje do kishte më shumë vlerë se rezoluta.
Çështja e dytë është mini-shendeni. Është formuluar që në 2001 në Salzburg me Soros. Që është financuesi kryesor i fushatës së Biden. Është platformë bipartizane për SHBA. Siç kemi patur të diskutojmë, u pa sot po flasim 19 vjet më pas, nga Trump, administrata republikane dhe jo Obama-Biden, një instrument në që SHBA mund të realizonin ndikimin në Ballkan, projektet infrastrukturore që e kufozjnë ndikimin rus e kinez. SHBA kanë destinuar 13 miliardë dollarë. Mini-Shengeni me iniciativën e procesit të Berlinit, është në duar të amerikanëve tani. Që të akuzosh qeverinë shqiptare që ka manipuluar Hotin për Mini-Shengen, është e pandershme.

Edhe Rama ka bërë gabim skandaloz në qasjen e tij ndaj Kosovës. Ka privilegjuar kryesisht PDK, Presidentin Thaçi. Ky ka qenë gabim i madh i tij. Është duke i krijuar probleme. Kam informacione që ka dhe marrëdhënie të mira tani me LDK, por jo me LVV. Jam kundër qëndrimeve që rrisin përçarjen mes faktorit shqiptar. Nëse shqiptarët veprojnë si atome të ndara, s’kanë asnjë lloj fuqie. Sikur znj.Osmani të kishte qëndrime, të vinin gishtin në probleme reale, sepse shqiptarët kanë më shumë probleme të mëdha.

Vizitat e tjera s’kanë qenë ceremoniale. Janë teza të riciklimit të narrativës ndarëse mes partive në Kosovë. Osmani e përdori për t’i dhënë vetes një dimension jashtë vendit. Kërkoi një vizitë të tillë, e pashoqëruar nga ministra, pa trajtuar problemet kryesore, në rrafshin ekonomik. Furtuna që krijoi lidhet natyrisht me Ramën për kriticizëm që i lidhet nga jashtë kufirit, ndondëse ishte një vizitë ceremoniale, që duhe ttë thekonte bashkimin. Duhet të reflektonte unitetin, jo përçarjen. Zgjodhi linjën partiake, e suksesshme, si linjë kombëtare nuk është e suksesshme.

Nuk është për t’u gjykuar. Rama jo vetëm për faktin që me largimin e Thaçit, që ishte faktori më i fortë në Kosovë, ai ka një boshllëk në marrëdhënien me Kosovën. Për këtë, për të treguar që do të ketë marrëdhënie me të gjithë, i ka dhënë nderiminin më protokollar të mundshëm Osmanit. Çelësi i Qytetit është element protokollar, e ka dashur Rama, se po mos deshte nuk bëhej. Mungesa e Ramës është mesazh, por jo kushedi çfarë. Në dijeninë time ai s’bëri asnjë njoftim shtypi. Edhe ky është moment i dytë. Një element tjetër për t’ia ulur rëndësinë vizitës. Tek Mini-Shengeni, për këtë alarmi, kjo është narrativë që ushqehet në mënyrë egocentrike nga Kosova, këtë thoshte zoti Bushati në një shkrim të vetin, tek gazeta Koha në Kosovë, që e formulonte Kosovën që për marrëdhëniet me Serbinë s’duhet të na pyesni ne. Ne do ju ruajmë nga ndikimi rus.

Heqja e barrierave midis vendeve të ballkanit do mundësonte kompanitë serbe të dominonin rajonin. Shqetësim i ligjshëm, por që tani me barriera kompanitë serbe e kontrollojnë. Shihni rëndësinë e qumështit. Ato e kontrollojnë me gjithë barrierat e taksave të Haradinajt e Kurtit në Kosovë.

S’ka ende vendim, dokument. Nëse procesi i integrimit europian ecën më shpejt, pra është një narrativë që nxit përçarje. Osmani është distancuar nga fakti që u votua aq shumë në zgjedhjet e fundit. Ndoshta Osmani që ishte në krye të listës u votua shumë më shumë. Votimi për LDK e kryesuar nga Osmani, ishte mobilizim i votuesve pro-europianë, që e panë me shumë frikë ardhjen e LVV, një force anti-perëndimore. Osmani u distancua nga votimi i madh, dhe ka përqafuar qëndrimet e palës tjetër.