MENU
klinika

E qartë për zgjedhjet!

Vjosa Osmani: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

12.12.2020 - 10:33

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja.

Sipas Osmanit, votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së.

“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, pohoi ajo. Mes të tjerash Osmani, teksa po ushtron edhe detyrën e presidentit të vendit, ka thënë se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN