MENU
klinika

Rama: Ai nuk ka lidhje me ngjarjen tragjike

Vrasja e 25-vjeçarit/ Jep dorëheqjen ministri i brendshëm Sandër Lleshaj

10.12.2020 - 18:25

Kryeministri Edi Rama është shprehur se pas ngjarjes tragjike ku 25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie, ministri Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen.

Ai i ka thënë ministrit se duhet të priste deri sa Rama të kthehej nga SHBA, ndërsa shtoi se Lleshaj nuk ka asnjë përgjegjësi për atë akt të rëndë të policit.

“Edhe pse nuk kanë qenë të pakta herët kur jemi përballur me inskenime, kurrë nuk e kemi keqpërdorur policinë. As kur protestuesit kanë qenë militantë dhe fanatikë të partive kundërshtare, të mblehdur në autobuza të paguar, si ata që i vunë zjarrrin pemës së Krishtlindjeve. Sot u thëm të gjithë efektivëve, në radhë të parë atyre që u përballën me protetsuesit dje, të ngrihen krenar me uniformën.

Efektivi i policisë që shkrehu armën kundër Klodianit është vetëm një veçim. Menjëherë pas ngjarjes, Lleshja më vuri në dispozicion dorëheqjen e tij, jo vetëm për të larë gojën. I kam thënë “pres të kthehem” se kam dashur ta shoh në sy dhe të jem bashkë me të. U takuam sot dhe jam shumë krenar për atë që është Sandër Lleshaj. Në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai s’ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të policit,as direkt dhe as indirekt”, tha Rama.