Thellohet misteri i motivit të vrasjes së çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali.
Të zhdukur në vitin 2015, trupat e masakruar u gjetën të ndarë në katër valixhe që ishin hedhur në periferi të Firences.
Emisioni italian “Chi l’ha visto?” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, që mund të jetë edhe motivi i vrasjes. Mbrëmjen e djeshme në emision u bë me dije fakti se pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh.
Këtë shumë parash e kishte përfituar Shpëtim Pasho si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri.
Një tjetër pistë ku po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes për pazaret e drogës. Ndërsa vajza e vogële familjes ka thënë se kjo pistë ka pak gjasa të lidhet me vëllain e saj, kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu për çështje të drogës. Ajo tha se vëllai ishte një shpërndarës i vogël droge.
Për emisonin italian, vajza e çiftit rrëfeu edhe telefonatën e mistershme që kishte marrë natën e zhdukjes së prindërve. Një numër privat i telefonoi, ndërsa zëri i një gruaje që ngjante me zërin e nënës së saj i tha “unë po iki, ju shihni punët tuaja”.