MENU
klinika

“25 vjeçari u vra nga një njeri, por arma ishte e shtetit”

Vrasja e Klodian Rashës nga polici, Rama: Ndjesa i takon shtetit!

10.12.2020 - 18:11

Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi ka folur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë 2 ditë më parë.

Ai është shprehur se edhe pse vrasja u krye nga një njeri, përgjegjësia është e shtetit, pasi vetë arma është e shtetit, ndërkohë që tha se ka mbetur i prekur nga fjalët e babait të Klodianit kur shkoi në familjen e tij.

“Humbja e jetës së një djali nga tejkalimi ekstrem i forcës së një efektivi ishte një tragjedi për familjen dhe një lajm tronditës. Pamundësia për të qenë këtu pa pamundësoi mesazhin. Ngjarjet e dhunshme dje morën sebepin për t’u shpalosur me vulgaritetin. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit. Jam prekur pamasë nga përulësia e tyre dhe fjalët e babait të Klodianit. Ne duam drejtësi dhe jo luftë politike më tha ai.

E kam të qartë se fjaltë janë të pafuqishme përballë dhuimbjes dhe boshllëkut që përjetojnë familjarët e tij. Përveçs ngushëllimit, marrjes pjesë në dhimbjen e tyre, asgjë nuk mbetet pas.

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë të pashpjegueshme. Pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri, arma është e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit. Autori do të hetohet dhe gjykohet nga organet e drejtësisë. Akti i tij ngjan fare iu pakuptueshëm dhe i paarsyetueshëm, por drejtësia do të thotë fjalën e fundit”, tha Rama.