MENU
klinika

E rëndë në Tiranë

Vritet aksidentalisht efektivi i policisë nga djali i tij i mitur

20.12.2020 - 14:13

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi djali i efektivit të FNSH ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar ndaj tij. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN