“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Vuaj nga një infeksion urinar. A ndikon tek shtatzënia?
Mjeku: Problemet që kanë të bëjnë me pamundësinë për të ngelur shtatzënë, kërkojnë vëmendje shumë të madhe. Duhet njohur mirë klinika e pacientit. Duhet trajtuar mirë infeksioni. Mund të jenë edhe probleme të tjera shëndetësore që ndikojnë në mosarritjen e një shtatzënie të dëshirueshme. Si dhe problemet e shtatzënisë janë probleme që zakonisht trajtohen në çift. Megjithatë këshilloj që të bëhet kujdes me higjienën. Si dhe të ndjekin me rigorozitet këshillat e mjekut që i ndjek.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.