28.12.2020 - 15:36
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasadorja amerikane shkruan se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht Covid ka vijuar punën.
“Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen. I falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, që vazhdoi pavarësisht Covid. E mbështesim fuqimisht, në të vërtetë ne insistojmë në pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë ”, shprehet Kim në “Twitter”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reagon për herë të parë pas ndryshimeve në qeveri