MENU
klinika

Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Zhduket pa lënë gjurmë 85-vjeçari

24.12.2020 - 12:06

Një burrë 85 vjeç nga Tropoja ka rezultuar i zhdukur.

Bëhet fjalë për Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram-Curr. 85-vjeçari kishte dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kërkojnë ndihmë që të gjejnë 85-vjeçarin, teksa kanë treguar se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor dhe se nuk shikon mirë.

U bëhet thirrje qytetarëve që ata që e shohin të moshuarin të telefonojnë në nr. 129.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 11.12.2020 kanë bërë kallëzim familjarët se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më shtetasi Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram-Curri, Tropojë. Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi Hasan Vatnikaj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk shikon mirë. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje qytetarëve që nëse e konstatojnë shtetasin Hasan Vatnikaj, të telefonojnë në nr. 129.Ju faleminderit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U çon formularët 6 Të dënuarve

OFL ndalet në Kukës e Tropojë