MENU
klinika

Hapi i radhës

Zyrtare, piloti shqiptar kalon në Formula 2

16.12.2020 - 12:18

Pas testeve të njëpasnjëshme në Formula 2, piloti me origjinë shqiptare Lirim Zendeli ka arritur të sigurojë një kontratë në këtë kategori. 21-vjeçari ka firmosur me skuderinë MP Motorsport. Në një video të publikuara nga skuderia e Formula 2, Zendeli tregon emocionet e kësaj eksperience:

“Jam shumë i lumtur që do drejtoj makinën e MP Motorsport në vitin e parë të saj në Formula 2. Me katër fitore ata treguar formën e vërtetë fituese dhe unë jam i etur për t’i shtuar suksesin në vitin 2021. Ekipi ishte jashtëzakonisht produktiv në testet e zhvilluar në Bahrein, kështu që unë kam besim se do të jemi në gjendje të bëjmë mirë.”

Lirim Zendeli e mbylli botërorin e Formula 3 në drejtimin e një makine Toyota Racing në vendin e 8-të, ndërkohë që ky shihet si një hap i madh drejt objektivit të tij, që një ditë të garojë në elitën e garave me makina, Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN