MENU
klinika

Mungon Messi e CR7

10 futbollistët më të shtrenjtë aktualë

07.01.2021 - 14:28

Natyrisht, renditja ka të bëjë me moshën dhe formën që po kalon. Si çdo vit, “CIES” (Observatori që merret me statistikat) ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë në botë. Për herë të parë në këtë listë nuk është as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi.

Renditja e lojtarëve me vlerën më të lartë ekonomike për vitin 2020 ofron shumë surpriza. Para së gjithash spikat mungesa e bujshme e Serie A në dhjetë vendet e para.

Duke marrë parasysh 5 ligat kryesore europiane, vëzhguesi zviceran i futbollit ka llogaritur një vlerësim për transferimin e secilit lojtar përmes një algoritmi që merr parasysh parametra të ndryshëm, përfshirë llojin e lojtarit (kohëzgjatja e kontratës, mosha, statusi ndërkombëtar, karriera, performanca), klubi (niveli sportiv dhe ekonomik) dhe konteksti ekonomik (inflacioni).

Bie në sy që Mbappe dhe Sancho, që kryesonin një vit më parë kanë humbur nga 4 pozicione, poahstu edhe Sterlinga ka humbur shumë në këtë renditje. Surprizë vendi i parë. Dy hyrjet e reja në këtë renditje është Fernades dhe Davies.

FUTBOLLISTËT MË TË SHTRENJTË NË BOTË

1.Marcus Rashford (Manchester United) – 165.6 milionë euro

2.Erling Haaland (Borussia Dortmund) – 152 milionë euro

3.Trent Alexander-Arnold (Liverpool) – 151.6 milionë euro

4.Bruno Fernandes (Manchester United) – 151.1 milionë euro

5.Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) – 149.4 milionë euro

6.Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 148.3 milionë euro

7.Joao Felix (Atlético Madrid) – 141.5 milionë euro

8.Alphonso Davies (Bayern Monaco) – 139.2 milionë euro

9.Raheem Sterling (Manchester City) – 136.9 milionë euro

10.Kai Havertz (Chelsea) – 136 milionë euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN