MENU
klinika

Si ta kuptoni?

A jam alergjik ndaj rrobave?

30.01.2021 - 12:53

Nëse një triko leshi ju bën të kruheni, ose nëse pantallonat poliestër ju krijojnë një skuqje të lëkurës, mund të keni atë që quhet dermatit tekstili ose veshje. Është një formë e dermatitit të kontaktit. Lëkura po reagon ndaj fibrave në rroba, ose ndaj ngjyrave, rrëshirave dhe kimikateve të tjerë që përdoren për të trajtuar ato që vishni.

Çfarë e shkakton atë?

Meqenëse veshjet janë në kontakt të ngushtë me lëkurën pjesën më të madhe të ditës, nuk është për t’u habitur që këmisha, pantallonat dhe rrobat e tjera mund të shkaktojnë probleme të lëkurës.

Çdo lloj fibre mund të sjellë skuqje, por ka më shumë të ngjarë të merrni dermatit tekstili nga rrobat e bëra me sintetikë si poliestër, pëlhurë prej fije artificiale, najloni, material elastik ose gome. Ato nuk marrin frymë aq mirë sa fijet natyrale, dhe ju bëjnë të djersiteni më shumë.

Shpesh burimi është bojë ose kimikate të tjera në veshje. Rrëshinat që përdoren për të bërë rrobat pa rrudha mund të shkaktojnë probleme. Kështu mund të jenë ngjyruesit, ngjitësit dhe kimikatet që përdoren.  Nëse jeni alergjik ndaj nikelit, mund të keni një reagim të kuq dhe kruarje kur butoni i xhinseve  prek lëkurën. Ka emrin e vet: dermatiti i nikelit. Bizhuteritë me nikel mund ta shkaktojnë atë gjithashtu.

Kombinimi i pëlhurës së ngushtë dhe djersës mund të irritojë lëkurën ndërsa fërkohen. Mjekët e quajnë këtë gjendje më pak të zakonshme dermatit irritues. Mund të duket shumë si dermatit tekstili, por shkaku është i ndryshëm.

Cilat janë simptomat?

Shikoni për skuqje, lëkurë me luspa ose zona që kruhen. Ndonjëherë ato shfaqen brenda disa orësh pasi të keni veshur rrobat, ose mund të duhen ditë ose javë për t’u shfaqur. Disa njerëz mund të veshin të njëjtin artikull për vite me radhë para se të shpërthejë skuqja.

Simptomat shpesh fillojnë në palosjet e lëkurës ose në zona të tjera që kontaktojnë me rrobat  dhe çfarë ka në to. Kjo përfshin:

  • Mesin e krahëve
  • Pas gjunjëve
  • Sqetullat
  • Ijë
  • Çdo vend ku veshja është e ngushtë

Si mund ta di se çfarë e shkakton skuqjen time?

Nuk është e lehtë të kuptohet nëse problem  i lëkurës është shkaktuar nga acarim ose alergji, nëse janë rrobat ose kimikatet mbi to. Disa rroba janë bërë nga një përzierje e fibrave. Ato mund të trajtohen me disa lloje të ngjyrave dhe kimikateve. Por në përgjithësi, skuqjet duken njësoj dhe është e vështirë për shumicën e njerëzve të veçojnë. Vendndodhja e skuqjes mund të jetë një e dhënë për atë që e shkakton atë. Nëse është në bel, mund të jeni alergjik ndaj lateksit në elastikën e mbathjeve.

Mjeku mund të përdorë një copë rrobe të veçantë për të provuar këto burime dhe për të zbuluar se cilat shqetësojnë lëkurën tuaj.

Si trajtohet?

Nëse e dini se çfarë veshje shkakton skuqjen dhe ndaloni ta mbani atë, skuqja zakonisht zhduket vetvetiu dhe nuk keni nevojë për ilaçe.

Por nëse jeni më keq, mjeku mund t’ju trajtojë me antihistaminë, krem ose steroid për t’ju dhënë pak lehtësim ndërsa skuqja shërohet. Provoni një banjë me bollgur për të qetësuar lëkurën . Rastet më të rënda të dermatitit mund të trajtohen me steroid oral si prednisoni dhe veshje të lagura.