MENU
klinika

Gënjeu se nuk ishte ajo shoferja

Aksidenti në Vlorë, arrestohet shoqja e viktimës 25-vjeçare!

27.01.2021 - 09:57

Në vijim të hetimeve lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25 vjeçarja Anxhela Çapo, policia njofton se nuk ka qenë ajo shofere.

Në njoftimin zyrtar ditën e sotme, policia thotë se në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha, e cila mbrëmjen e djeshme tha se ishte pasagjere.

Për pasojë policia e ka arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Makina u përmbys ndërsa trupi i së ndjerës ishte 300 metra larg mjetit.

 ” Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe” – njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier