MENU
klinika

Ofron mbi 1 miliardë euro

“Amazon” kërkon të drejtën Tv të Seria A

14.01.2021 - 16:30

Kompania prestigjoze botërore “Amazon” mund të fitojë të drejtën e transmetimit të kampionatit italian të Serie A. Gjiganti i teknologjisë dixhitale pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga liga italiane.

“Amazon”, e cila njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, ka pushtuar sportin duke fituar të drejtën e transmetimit të Premier League, 16 ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurrojë hapur dy mediat “Sky” dhe “DAZN”.

Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të pandemisë, si dhe rënies së investimeve në futbollin italian, Serie A mund të detyrohet t’i besojë “Amazon” të drejtën e transmetimit të kampionatit italian për vitet 2021-2024.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kupa e Italisë e Gjermanisë dhe Superkupa e Spanjës

Juve kalon në shtesë, eliminohet Bayern, Barça në finale