MENU
klinika

Trazirat në Uashington

I gjithë shtypi botëror njëzëri: Trump është fajtori!

07.01.2021 - 15:31

Ndërsa Amerika përpiqet të kuptojë kaosin që u përhap në Washington D.C të Mërkurën, media botërore reagoi me tmerr ndërkohë që fotografitë dhe pamjet e një turme pro-Trump duke sulmuar ndërtesën e Kapitolit u bënë virale.

Faqet e para të gazetave kryesore botërore pasqyronin trazirat, me shumë postimee të drejtpërdrejta, si dhe nxitimin e analizave të ashpra dhe pjesëve të komenteve duke u përpjekur të kuptonin dhunën që vjen nga epiqendra e demokracisë Amerikane .

Të gjithë komentuan ngjarjet duke folur se kush ishte fajtor për atë që ndodhi duke e hedhur fajin plotësisht mbi Presidentin Donald Trump.

Me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson që i përshkroi ngjarjet në Uashington D.C si “të turpshme”, gazetat britanike shprehin qartë tronditjen.

“Anarki në SHBA” shkruhej në të njëjtin  titull në London’s Metro, dhe The Daily Express.

In Pictures: The storming of the US Capitol building | US & Canada News | Al Jazeera

Daily Telegraph dhe The Times shkuan të dy me “Demokracia nën Sulm”. “Të Mërkurën, një përpjekje grusht shteti u drejtua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”, ishte fjalia hyrëse në një opinion në The Guardian.

Një pjesë e komenteve në revistën kryesore të lajmeve në Gjermani Der Spiegel shkruanin: “Tentativa e grushtit të shtetit nga humbësit është në fund të fundit groteske, por rrëqethëse e një ëndrre të etheve autokratike katër-vjeçare, drejtori i keq i të cilit ishte Donald Trump.”

Në Itali, një pjesë në faqen e parë të gazetës La Repubblica evokoi Marshimin fashist të Benito Musolinit në Romë në 1922.

“Kryengritje. Rebelim. Ligj ushtarak. Jo, nuk janë shkrimtarët editorialë të El Nacional, Karakas, të cilët ndajnë shqetësimet e tyre rreth situatës aktuale në Venezuelë, por kolumnistët e politikës së brendshme të Washington Post, New York Times dhe Wall Street Journal. Dhe është me të vërtetë demokracia Amerikane për të cilën po flasim,” shkruhej në gazetën më të madhe të Francës Le Monde.

Capitol Hill insurrection 'dark chapter' in U.S. history, says former Canadian ambassador | Globalnews.ca

Australia po zgjohej me imazhet e dhunës nga Kapitoli, me Sydney Morning Herald duke shkruar, “6 Janar 2021, tani do të jetë  një nga ditët më të turpshme në historinë Amerikane. Trump dhe krijuesit e tij luajtën me zjarrin dhe  demokracia u dogj “.

El Pais i Spanjës u përqëndrua në atë që kuptonte trazirat për demokracinë në Amerikë dhe imazhin e vendit jashtë. “Seanca u pezullua, qyteti dekretoi një shtetrrethim, Garda Kombëtare u vendos dhe bota pa një imazh të paparë të Shteteve të Bashkuara, vendin që krenohet me të qenit demokracia e parë në botë,” tha gazeta.

Gazeta japoneze Tokyo Shimbun ishte e prerë në vlerësimin e saj për shkaqet e trazirave, duke shkruar: “Bota u trondit nga trazirat e shkaktuara nga teoritë e komplotit të Trump”.

Aftonbladet i Suedisë ishte gjithashtu i qartë se kush ishte fajtor. “Trump i ka shkaktuar dëme të mëdha demokracisë Amerikane dhe Shteteve të Bashkuara. Diçka për të cilën ai duhet të mbahet përgjegjës. Pyetja është se sa më shumë mjerim duhet të lejohet të shkaktojë para se të detyrohet të largohet nga Shtëpia e Bardhë brenda dy javësh,” tha një pjesë e analizës në gazetë.

Në Brazil, gazeta kryesore kombëtare O Globo shkruajti, “Me këtë Trump humbet gjithçka dhe do të shihet si presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara. Ai donte të njihej si president në nivelin e Ronald Reagan, por e ka humbur mundësinë”./ konica.al