MENU
klinika

Arsyeja është konflikti me Turqinë?

Armatoset Greqia, ble avionë luftarakë nga Franca

26.01.2021 - 10:24

Greqia finalizoi të hënën një marrëveshje për blerjen nga Franca të 18 avionëve luftarakë të llojit “Rafale”, me vlerë 2.5 miliardë euro.

Marrëveshja u nënshkrua në Athinë nga ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve, Florence Parly dhe Nikos Panajotopulos. Ajo vjen në një kohë tensionesh mes Greqisë dhe Turqisë, pavarësisht se të dyja vendet janë aleate në NATO.

“Blerja e avionëve luftarakë francezë është një gur kilometrik në bashkëpunimin tonë dypalësh dhe më gjerë në marrëdhëniet franko-greke. Ajo do të kontribuojë për përforcimin e mëtejshëm të kapaciteteve luftarake të Forcave Ajrore por edhe tokësore, misioni i të cilave është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”, tha Nikos Panagiotopoulos, ministër i Mbrojtjes në Greqi.

Florence Parly, ministre e Mbrojtjes, Francë “Greqia bëhet vendi i parë evropian që blen këtë mjet luftarak, duke e pajisur veten me kapacitete ushtarake dhe teknologjike, të njohura për ekselencën dhe efikasitetin e tyre në operacione. Jam shumë e lumtur që Greqia ka ndërmarrë këtë hap, duke zgjedhur produkte evropiane”, deklaroi Florence Parly, ministre e Mbrojtjes në Francë.