MENU
klinika

Dhe 4 zyrtarë të tjerë

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

18.01.2021 - 09:59

Mediat në Malin e Zi raportojnë se është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç dhe 4 zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

Personat e tjera të arrestuar janë Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, personat u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.