Në historinë e artit të shekullit të 19-të, emri i Berthe Morisot lidhet ngushtë me atë të dy Maneve.
Së pari, Eduardi, i cili i kushtoi jo më pak se 14 portrete, disa prej të cilave janë të pranishme në Lille dhe vëllai i vogël, Eugjeni, po ashtu piktor, por që diti të mbetej, me shumë elegancë dhe dashuri, vetëm si burri i Berthe. Modele dhe mike e impresionistëve, por edhe e Malarmesë, Berthe Morisot ishte një piktore e vlerësuar nga kolegët. Figurë e avangardës në vitet 1860-1880, Berthe Morisot mori pjesë në themelimin e grupit të Impresionistëve, e cila çoi në ekspozitën e famshme të vitit 1874. E vetmja grua në grup, ajo u pranua si një nga personalitetet më inovative të epokës. /Konica.al/Është thënë për të se ajo është piktorja e lumturisë, apo edhe ajo që pikturoi më së miri kopshtet me lule, nënat dhe foshnjet… Gjenia e Berthe Morriso (sepse kishim të bënim me gjeni) prirej të ngrinte kohën dhe të kapte ndriçimin: shpengimin e një vajze me ombrellë në dorë, vështrimi i një fëmije duke luajtur me kështjellat e rërës, dashurinë e merakosur të një nëne përkulur mbi djepin e foshnjës… Të pikturosh intensitetin e një momenti dhe thjeshtësinë e dukshme të jetës.
Të pikturosh sipas një modeli i lejon Berthe Morisot të eksplorojë tema të ndryshme të jetës moderne, të tilla si intimiteti i jetës borgjeze, shija për vendpushimet dhe kopshtet, rëndësia e modës, punët shtëpiake të grave, gjithë duke ngatërruar linjat ndërmjet e brendshme/e jashtme, private/publike, e përfunduar/e papërfunduar. Për Berthe, piktura duhet të përpiqet të “rregullojë diçka nga ajo që po ndodh”. Pra, subjektet moderne dhe shpejtësia e ekzekutimi kanë të bëjnë me përkohshmërinë e paraqitjes, kësisoj artisti ballafaqohet pa u munduar me efektivitetin dhe kalimin e kohës. Veprat e saj të fundit, të karakterizuara nga një risi ekspresiviteti dhe muzikaliteti, ftojnë drejt një meditimi shpesh melankolik mbi marrëdhëniet midis artit dhe jetës./Konica.al
Te Berthe Morisot kishte një hijeshi dhe dinjitet të pazakontë, një forcë dhe një korrektësi ndjenjash, që i mundësuan asaj një rrjet të mrekullueshëm miqësie. Ajo kishte filluar të punonte me “papa Corot”; përmes Fantin-Latour ajo njohu Manet, i cili nga viti 1868 i kërkoi asaj të pozonte në ballkon. Ky portret bodëlerian i dukej i tepruar: “Unë jam më e çuditshme, se e shëmtuar; duket se epiteti i femrës fatale qarkulloi midis kureshtarëve”. Ishte njëzet e shtatë vjeç dhe bukuria zeshkane binte në sy. Manet i kthehej shpesh këtij modeli, duke ia ngurtësuar vazhdimisht tiparet, duke treguar një melankoli këmbëngulëse dhe të fshehtë nën sharmin dhe rezervimin.
Në kohën kur Artet e Bukura ishin të mbyllura për gratë dhe do të qëndrojnë të tilla deri në 1897, si vajza e një nëpunësi të lartë civil, Berthe u rrit në një mjedis të apasionuar pas arteve, por ku piktura nuk mund të ishte më shumë se një hobi, Berthe Morisot çlirohet nga rregullat e mjedisit të saj dhe kohës së saj. Këmbëngulëse në thirrjen e saj, ajo u bë një figurë thelbësore në avangardën parisiene dhe mbeti e tillë deri në vdekjen e saj në 1895.
Edhe pse për një kohë të gjatë ngurronte të martohej, Berthe u martua përfundimisht me Eugjene Manet, vëllain e Eduardit. Bashkë do të kishte një vajzë, Julie, të cilën nuk do ta ndalonte kurrë së pikturuari.
Miqtë e saj më të ngushtë do të jenë, deri në fund, pas vdekjes së dy Maneve, Degas, Renoir, Monet dhe veçanërisht Malarme, mysafiri i rregullt i ateliesë së saj. Berthe Morisot vdiq papritur në 1895, në moshën 54-vjeçare, nga pneumonia./Konica.al