MENU
klinika

Ish-presidenti nuk do jetë i pranishëm në ceremoni

Biden betohet sot ndërsa Trump lë Shtëpinë e Bardhë

20.01.2021 - 08:59

Joe Biden do të betohet si president i SHBA-së, duke marrë drejtimin e një kombi të shkatërruar nga ndarja politike, ankthi ekonomik dhe një pandemi e cila nuk ndalet.

Zv.presidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjë betimin bashku me të në Uashington DC, i cili është vendosur nën masa të rrepta sigurie mes frikës nga trazirat civile.

Rreth 25,000 trupa do të ruajnë ceremoninë e inaugurimit pas një sulmi të frikshëm që pasoi edhe viktima në Capitol më parë këtë muaj.

Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë sot ndërsa do të qëndrojë në Florida.

Ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Si do të zhvillohet dita e inaugurimit?

Biden do të betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara nga Shefi i Gjykatës së Lartë John Roberts pak para mesditës (17:00 GMT) së sotme jashtë Kapitolit të SHBA.

Për shkak të kufizimeve të Covid, ceremonia do të jetë pa prezencën e turmave brohoritëse të dashamirësve tradicionalë tipike në ditët e inagurimeve. Do të ketë gjithashtu system sigurie tepër të rreptë pasi Kapitoli i SH.B.A. u sulmua dhe dëmtua nga protestues të dhunshëm pro-Trump më 6 Janar.

Midis të pranishmëve do të jenë tre ish-presidentë: Barack Obama të cilit Biden i shërbeu për tetë vjet si zv.president, Bill Clinton dhe George U Bush.

Çfarë ndodh në inaugurim?

Zv.presidenti në ikje, Mike Pence do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoni, duke anashkaluar momentin e lamtumirës së Trump i cili do të largohet jashtë kryeqytetit të vendit.

Ata që punojnë krah tij thonë se Biden, një Demokrat, do të përdorë fjalimin e tij përurues prej rreth gjysmë ore për të dhënë një fjalim optimizmi për unitet kombëtar pas drejtimit të paraardhësit të tij Republikan që shkaktoi jo pak trazira.

Minuta më parë, zv.presidentja e zgjedhur Harris do të betohet, duke u bërë e presoni i parë me ngjyrë në një pozicion të tillë.

Do të ketë shfaqje muzikore nga Lady Gaga e cila do të këndojë himnin kombëtar, Jennifer Lopez dhe Garth Brooks.

Një koncert mbrëmje në Lincoln Memorial në qytet do të organizohet nga Tom Hanks dhe do të përfshijë Bruce Springsteen, John Legend, Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato.

Biden, një katolik, planifikon të marrë pjesë në Meshën të Mërkurën në mëngjes në një katedrale në qytet me katër udhëheqësit kryesorë të kongresit Republikanët dhe Demokratët.

Çfarë po bën Trump?

Trump do të bëhet presidenti i parë që nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Ai do të presë një ceremoni lamtumire në Joint Base Andreus në Maryland sot në mëngjes përpara se të marrë një fluturim të fundit në Air Force One për të filluar jetën pas presidenciale në klubin e tij të golfit Mar-a-Lago në Palm Beach.

Në orët e tij të fundit, Trump dha falje për më shumë se 140 persona, përfshirë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballet me akuza për mashtrim.

Si do ta kujtojë historia Trump?

U njoftua një falje për reperin Lil Uayne dhe për reperin Kodak Black dhe ish-Kryetarin e Detroitit Kuame Kilpatrick.

Në një mesazh video lamtumire të Martën, Trump u bëri thirrje Amerikanëve që të luten për administratën e ardhshme, megjithëse ai nuk përmendi pasardhësin e tij me emër.

Ai tha se ishte krenar për atë që kishte arritur gjatë katër viteve të fundit, duke nënvizuar marrëveshjet e tij të paqes në Lindjen e Mesme dhe rekordin e tij si presidenti i parë në dekada që nuk filloi asnjë luftë.

Por drama politike që e rrethon atë nuk ka mbaruar kurrë. Senati i SHBA pritet ta përballë atë në gjyq së shpejti, pas fajësimit të tij rekord të dytë nga Dhoma e Përfaqësuesve për nxitjen e trazirave të Kapitolit.

Të martën, lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, tha se turma ishte provokuar nga Trump dhe kishte marrë iluzione çfarë edhe kishte nxitur sulmin në Kapitol.

Çfarë ka bërë Biden në prag të inaugurimit?

Biden kishte planifikuar të merrte një tren Amtrak në Uashington, ashtu siç e bënte shpesh gjatë viteve të tij si senator veteran.

Por midis gjithë sigurisë së shtuar, ai në vend të kësaj vendosi të fluturonte me një aeroplan privat në Joint Base Andreus.

Të martën në mbrëmje, ai dhe Harris mbajtën një homazh në pishinën pasqyruese përpara Memorialit të Linkolnit për 400,000 Amerikanët e humbur nga Covid-19.

Ata ishin pothuajse vetëm në National Mall, ku rreth 200,000 flamuj janë vendosur për të përfaqësuar turmat që do të mungojnë në inaugurimin e së mërkurës.

Më herët të martën, Biden qau ndërsa u përgatit të nisej nga qyteti i tij i lindjes Ulmington, Delauare.

“Këto janë kohëra të errëta,” u tha ai dhjetra mbështetësve. “Por gjithmonë ka dritë”.

Biden qëndroi të martën në mbrëmje me gruan e tij Jill në Blair House, një rezidencë për krerët e shteteve dhe vizitorë të tjerë të rëndësishëm përtej rrugës nga Shtëpia e Bardhë.

Si duket situata në Uashington?

Rreth 25,000 trupa të Gardës Kombëtare po ruajnë Kapitolin, Shtëpinë e Bardhë dhe National Mall, të cilat mbrohen gjithashtu nga një unazë çeliku i përbërë nga barrikada dhe rrethime të larta.

Zbrazur kryesisht nga amerikanët e zakonshëm, qendra e Uashington DC është shndërruar në zona “jeshile” dhe “të kuqe” që të kujton Bagdadin e shkatërruar nga lufta.

Përpara mbërritjes së Biden në qytet, 12 anëtarë të Gardës Kombëtare u hoqën nga misioni i sigurisë së inaugurimit presidencial pasi u zbulua se kishin lidhje me grupe të milicisë së krahut të djathtë ose postuan pikëpamje ekstremiste në internet.

Zyrtarët u shprehën se nuk ka asnjë rrezik për Biden.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk kam frikë të bëj betimin jashtë”

Inaugurimi i Joe Biden si President i SHBA-ve, si asnjë tjetër!