MENU
klinika

Trazirat në Kongres

Biden: Ditë e errët për SHBA, Trump dorëzohu!

06.01.2021 - 22:28

Presidenti i ardhshëm i Amerikës, Joe Biden në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas trazirave të mëdha në Kapitol, i bëri thirrje Trumpit që të tërheqë protestuesit e dhunshëm dhe të dalë të mbrojë kushtetutën dhe vendin.

Biden u shpreh se dita e sotme është një ditë e errët për SHBA-në, dhe se çfarë po shohin njerëzit sot, nuk është Amerika.

Në fund ai i bëri thirrje paraardhësit të tij që t’i jap fund kësaj “lufte” dhe të tërhiqet.

Biden: Presidenti Donald Trump duhet të dalë dhe t’i thotë protestuesëve që të tërhiqen. Të dalë të mbrojë kushtetutën dhe ligjin. Aty jashtë janë disa militantë, disa të mërzitur dhe të shtyrë për të dalë aty. Është një moment kaq i errët për historinë e Amerikës. Puna e tanishme dhe e mëpashme duhet të jetë nderi dhe respekti që kemi për vendin. Politika jonë është të zgjidhim probleme dhe jo të ushtrj=ojmë urrejtje dhe kaos. Amerikë do të thotë respekt tolerancë, demokraci, këshgtu kemi qenë gjithmonë ne. Dita e sotme është e dhimbshme. Kjo tregon që demokracia është e brishtë dhe duhet ruajtur. Në televizor ka fëmijë që po shohin, gjithë bota po e sheh. Nuk duhet të japim këtë mesazh. Amerika është shumë herë më e mirë se çfarë po shohim sot. Kjo që po ndodh sot më kujtojnë fjalët e Abraham Linkolnit. Nuk ka qenë asnjëherë diçka që s’mund ta bëjmë nëse jemi bashkë. Presidnet Trump dorëzohu. Zoti e bekoftë Amerikën.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!