Presidenti i zgjedhur Joe Biden tashmë po përballet me një moment të vështirë ndërsa do t’i duhet të rregullojë reputacionin global të Amerikës. Pas sulmeve të Kapitolit të SH.B.A.-së nga kryengritësit pjesërisht të armatosur të mërkurën, kjo detyrë është vështirësuar edhe më shumë.
Fakti që presidenca e ardhshme e Biden ishte viktimë e synuar nga turma nuk do të zvogëlojë vështirësinë e asaj që ai dëshiron të bëjë gjatë mandatit të tij. Qeveritë anti-demokratike në të gjithë botën e ndoqën me gëzim situatën në Amerikë duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe respekt të ndërsjellë.
Për vitet që vijnë, propaganduesit do të rishikojnë pamjet e Kongresit duke u plaçkitur nga banditë të nxitur nga Shtëpia e Bardhë për të hedhur dyshime mbi cilësinë e demokracisë kushtetuese. Shumë kohë pasi të ketë lënë detyrën, Donald Trump do të vazhdojë kështu të gjenerojë të drejta për keqbërësit e Amerikës.
Një nga qëllimet e politikës së jashtme të Biden është krijimi i një samiti të demokracive, i cili do të mblidhet sa më shpejt këtë pranverë. Tani kjo mund të dështojë. Do të ishte më mirë të vonohej iniciativa derisa ai të ketë bërë përparim dhe të ketë vendosur rregull në Amerikë.
Ligjvënësit u mblodhën pasi Capitol Hill ishte pastruar për të vërtetuar fitoren e kolegjit elektoral të Biden në orët e para të mëngjesit të së Enjtes. Trump duke u ndjerë i detyruar, lexoi një deklaratë duke premtuar një transferim paqësor të pushtetit më 20 janar.
Duke u bashkuar me përpjekjen e pamatur për të shtyrë, ose parandaluar, çertifikimin e një zgjedhje të lirë dhe të ndershme, shumë republikanë, sulmuan, vodhën dhe shkatërruan godinën. Çmimi për vazhdimësinë e mbështetjes së Trump është rritur ndjeshëm. Dhe kjo edhe duke u bazuar në situatën e krijuar më datë 6 janar. Por ende ka mundësi dhe besim që SHBA mund të rikthejë në vend reputacionin dhe besimin e fortë në demokraci.
Por ka edhe dy probleme të menjëhershme për t’u shqetësuar. E para është që Trump i kanë mbetur edhe 12 ditë në detyrë. Përkundër zotimit për t’u larguar në kohën e duhur, Trump po këmbëngul që këto zgjedhje i ishin vjedhur atij.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden. Përveç Richard Nixon, kjo do të ishte hera e parë që nga shekulli i 19-të. Rreziku është i lartë pasi ka me miliona amerikanë vazhdojnë të besojnë në narrativën e madhe të tradhëtisë së Trump.
FBI ka paralajmëruar për vite me radhë se kërcënimi më i madh terrorist i Amerikës vjen nga grupe të ekstremit të djathtë të vendit.
Vazhdimësia e demokracisë amerikane varet nëse republikanët do të hedhin poshtë jo vetëm Trump por edhe metodat e tij të veprimit dhe drejtimit të vendit. Detyra nuk do të jetë e lehtë. Mitch McConnell, udhëheqësi republikan i Senatit, dha një demonstrim të vonuar këtë javë se si duhet të veprojë një konservator që respekton kushtetutën. Ai duhet të zotohet të bashkëpunojë me Biden kudo dhe kurdo që është e mundur. Shumë prej burimeve të populizmit janë ekonomike.
Republikanët duhet të mbështesin investimet në fuqinë punëtore dhe infrastrukturën që do të ndihmonte në largimin e pakënaqësisë nga Trump. McConnell gjithashtu do të rrezikojë të sfidohet nga trashëgimtarët e Trump, të tillë si Ted Cruz i Teksasit dhe Josh Haëley i Misurit.
Qëndrimi i tyre u godit keq nga sulmi i së mërkurës. Ata mund të jenë shumë të paturpshëm për të pranuar përgjegjësinë. Kjo u jep republikanëve parësorë, përfshirë Mitt Romney, një shans për të çuar në shtëpi rëndësinë e integritetit për jetën publike.
Republika e SHBA mbetet e paprekur. Por rreziku nuk ka kaluar. Mënyra më efektive për Biden për të forcuar demokracinë do të ishte të tregonte se qeveria mund të funksionojë. Por ai nuk mund ta bëjë këtë gjë i vetëm. Republikanët duhet të braktisin armiqësinë e tyre ndaj bashkëpunimit dypartiak. Nëse nuk ndryshojnë, Biden dhe Amerika, ka të ngjarë të dështojnë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al