MENU
klinika

Nga Financial Times

Biden tenton të bashkojë sërish SHBA-në

23.01.2021 - 09:13

Premtimet e tij për lehtësimin e Covid, ndryshimin strukturor dhe civilizimin e rikthyer do të jenë të vështira për t’u mbajtur.

Kur një turmë sulmoi Kapitolin e SHBA më 6 Janar, Joe Biden tashmë ishte larguar nga shtëpia e tij në periferi të Uilmington, Delauare, për të mbajtur një fjalim mbi planet e tij presidenciale për ekonominë dhe biznesin e vogël.

Por ai rishkroi me shpejtësi skenarin e ditës për të trajtuar ngjarjet në Uashington. Me një ton të zymtë, ai i bëri thirrje presidentit të atëhershëm Donald Trump që “t’i jepte fund rrethimit” të Kongresit, duke qarë “momentin e errët” që i kishte ndodhur vendit.

“Puna e katër viteve të ardhshme duhet të jetë rivendosja e demokracisë dhe rikuperimi i respektit për sundimin e ligjit dhe rinovimi i një politike që ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve,” tha Biden, “duke mos ndezur flakët e urrejtjes dhe kaosit.”

Këtë javë, Biden, 78 vjet, filloi përpjekjet ta bënte atë premtim realitet ndërsa bëri betimin si presidenti i 46-të i Amerikës. Ai ka arritur një pozicion që e ka lakmuar për dekada, përmes një karriere politike që përfshin Senatin dhe zyrën e zv.presidentit.

Por me vendin e zhytur në kriza të shumta të mbivendosura dhe ende të shtangur nga përpjekja e kryengritjes së nxitur nga Trump, Biden ka zgjedhur të jetë më reflektues sesa i egër dhe në mënyrë të përsëritur paralajmëron se vendin e presin momente të vështira në vazhdim.

“E vërteta është se ne jemi akoma në një dimër të errët prej kësaj pandemie,” tha ai të enjten. “Do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë.”

Për shkak të kufizimeve nga Covid-19, ceremonia e përurimit të tij ishte relativisht e zymtë. Ai vendosi të ndajë momentin me pjesmarrësit e pranishëm në ceremony dhe me zv.presidenten, Kamala Harris, duke theksuar në këtë mënyrë se është ndryshe nga Trump.

“Biden ka arsye për të qenë i kënaqur, por ajo që mund të shohim prej tij publikisht nuk ishte një frymë kremtimi, por diçka më e rëndë se kaq si një lutje,” thotë Evan Osnos, i cili ka shkruar një biografi të presidentit të ri.

Dy ofertat e para të Biden për presidencën e SHBA, në garat e vitit 1988 dhe 2008, të dyja përfunduan me dështim. Pasi shërbeu si zv.president i Barack Obama, ai nuk pranoi të provonte përsëri në 2016, duke dhënë si arsye hidhërimin e shkaktuar nga vdekja e djalit të tij Beau për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Por pasi supremacistët e bardhë marshuan nëpër rrugët e Charlottesville, Virginia, në 2017, Biden vendosi të hidhte hapin e parë. Ai nisi fushatën e tij duke premtuar të rikthejë “shpirtin” e Amerikës dhe të sigurojë që Trump të ishte një “moment i devijuar në histori”. Gjatë fjalimit të tij përurues këtë javë, ai mbylli fjalën duke u bërë thirrje amerikanëve që të bashkohen dhe t’i japin fund “luftës” që shkatërron vendin.

“Ai është shumë, shumë i shqetësuar që vendi është ndarë dhe ai sinqerisht dëshiron ta bashkojë sërish vendin”, thotë Patrick Leahy, senatori demokrat nga Vermont, i cili e ka njohur Biden që kur të dy u bashkuan me Senatin në fillim të viteve 1970.

Si president, Biden është zotuar të ofrojë lehtësime ekonomike në shkallë të NeuDeal për amerikanët dhe të rritë vaksinat e koronavirusit ndërsa riparon aleancat në të gjithë botën.

Por ai gjithashtu ka premtuar të bëjë ndryshime të mëdha strukturore në shoqërinë amerikane të ilustruara nga portretet që ai ka vendosur në Zyrën Ovale. Buste të aktivistëve të të drejtave civile Martin Luther King Jr, Rosa Parks dhe udhëheqësi i punës César Chavez ulen pranë heroit të tij politik Bobby Kennedy dhe një portret i Franklin Roosevelt ka zëvendësuar zgjedhjen e Trump për populistin Andreu Jackson.

Ai do të duhet të shfrytëzojë aftësitë e zhvilluara në karrierën e tij si një politikan jashtëzakonisht efektiv, i cili balancoi interesat konkurruese brenda partisë Demokratike dhe jashtë saj për të arritur qëllimet e tij.

Biden lindi në qytetin industrial të Scranton, Pennsylvania, por familja e tij luftoi financiarisht dhe u transferua në Uilmington, Delauare, ku babai i tij punonte si shitës makinash.

“Unë jam rritur në një lagje ku ose bëheshe zjarrfikës ose prift. Unë nuk isha i kualifikuar për asnjërin. Pra, këtu jam në vendin e duhur,” tha Biden në një ndalesë fushate në Uisconsin në Shtator.

Pasi u bë avokat dhe më pas një mbrojtës publik, Biden u përfshi fillimisht në politikën shtetërore dhe më pas në uljen e

Biden ka humbur djalin e tij dhe ndoshta ky është bërë shkak që ndjeshmëria u bë një nga tiparet kryesore të tij, ai ishte një mbështetës publik i lehtësimit të mundimeve të prindërve që punonin. “Nëse do të isha president i Shteteve të Bashkuara gjëja e parë që do të bëja është të vendos një qendër të kujdesit ditor në Shtëpinë e Bardhë. E kam seriozisht ”, tha ai gjatë një vizite në qershor 1987 në Neu Hampshire.

Ndërsa protestat e pandemisë dhe të zezakëve përfshinë vendin në vitin 2020, Biden i dha përparësi propozimeve për të ulur pabarazinë në të ardhura dhe pabarazitë racore dhe për të adresuar ndryshimin e klimës. Megjithëse ai ishte njohur si një i moderuar, ai përqafoi tonin e ri të majtë dhe ambicien e partisë Demokratike ndërsa iu përgjigj kohërave shqetësuese. Kjo e ndihmoi atë të unifikonte partinë pas zgjedhjeve dhe ta mbante atë së bashku edhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

Instinktet politike të Biden nganjëherë kanë dështuar, veçanërisht në vitet 1990. Kur ai kryesoi dëgjesat e komitetit të gjyqësorit të Senatit në 1991 mbi emërimin e Clarence Thomas në Gjykatën e Lartë, ai u kritikua për mënyrën se si ai trajtoi pretendimet e ngacmimit seksual të Anita Hill.

Ishte një episod për të cilin do të pendohej dhe ai e përmendi atë për të kërkuar falje ndërsa ishte përgatitur të niste fushatën e tij.

Por Biden i cili luajti futboll amerikan në shkollën e mesme, dhe kohët e fundit u kthye në çiklizëm për sport ishte mjaft i përshtatur me mënyrën se si po frynin erërat politike për të përqafuar fushatën fituese të Obama në 2008 dhe më vonë doli krah presidentit për të mbështetur martesat seksuale. Ai mori vendimin historikisht domethënës për të kandiduar Kamala Harris për të qenë zv.prsidnetja e parë femër, me ngjyrë dhe Aziatiko- Amerikane.

Presidenti  i dytë katolik i SHBA, Biden merr pjesë rregullisht në kishë. Ai fut disa nga fjalimet e tij me shkrimet e shenjta dhe citoi Shën Augustinin në fjalimin e tij përurues.

Midis fotografive familjare që ai solli në Zyrën Ovale ishte një nga ato ishte me Papa Françeskun.

“Si katolik në jetën publike, ai ishte ngulitur me idenë se politika është një profesion thellësisht fisnik, një profesion i thjeshtë”, thotë Massimo Faggioli, profesor i teologjisë në Universitetin Villanova dhe autor i një libri mbi Katolicizmi i Biden.

Biden jo vetëm që ka duruar vdekjen e gruas së tij të parë dhe dy fëmijëve, por edhe një aneurizëm të trurit në 1988. Ai gjithashtu kapërceu një belbëzim të fëmijërisë, një përvojë e hershme që i ka dhënë atij një ambicie për të mos toleruar bullizmin.

Ndërsa iu drejtua zyrtarëve të lartë nga administrata e tij e sapo-zgjedhur në një thirrje video në pasditen e tij të parë në Zyrën Ovale, Biden theksoi rëndësinë e civilitetit brenda selisë së qeverisë amerikane, si dhe jashtë portave.

“Unë nuk jam duke bërë shaka kur e them këtë: nëse punoni me mua dhe ju dëgjoj të silleni me një tjetër pa respekt, ju premtoj se do t’ju pushoj nga puna në vend,” tha Biden të Mërkurën .

Nëse Biden mund të ketë sukses në arritjen e qëllimeve të tij politike kjo mbetet për t’u parë.

Por SH.B.A.-ja ka nevojë për një arkitekt të besueshëm dhe të sinqertë të rinovimit pas përçarjeve të Trump…”Ai ka treguar pjekuri në një kohë kur vendi kishte nevojë për të, ai në thelb tha që do t’ju nxjerr të gjithëve jashtë kësaj situate të krijuar…”

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas dëmit që shkaktoi Trump!

Biden rikthen Amerikën në hartën e botës