MENU
klinika

Zyrtarisht në krye të SHBA

Biden në fjalën e parë si President: Demokracia ka triumfuar!

20.01.2021 - 17:57

Joe Biden është zyrtarisht president i SHBA-së. 

Ai u betua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts.

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.

Joe Biden speaks

Në fjalimin e tij të parë si president Biden tha se demokracia mbijetoi.

“Kjo është Dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë historie dhe shprese. Sot ne festojmë një triumf jo të një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë”, tha presidenti i ri amerikan.

Duke folur për sulmet në Kapitol, Biden tha “Ne mësuam përsëri se demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë dhe në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku vetëm pak ditë më parë dhuna kërkoi të trondisë vetë themelin e Kapitolit, ne bëhemi së bashku si një komb, nën Zotin, i pandashëm, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç kemi për më shumë se dy shekuj “, shtoi ai duke folur nga nga vendi që dy javë më parë u pushtua nga një turmë pro-Trump ndërkohë që Kapitoli sulmohej.

Presidenti i ri falenderoi edhe paraardhësit e tij për praninë e tyre.

“Falënderoj paraardhësit e mi nga të dy palët që janë këtu sot,” tha ai. Ish-Presidentët Klinton, Bush dhe Obama po marrin pjesë në ceremoni.

Biden tha se ai kishte folur me Presidentin Jimmy Carter – i cili është 96 vjeç – me telefon dhe e përshëndeti atë.

Paraardhësi i tij, Donald Trump, zgjodhi të mos merrte pjesë në inaugurimin.

Duke folur për sfidat me të cilat do të përballet administrata e tij, përfshirë pandeminë dhe ngritjen e “epërsisë së bardhë”, Biden tha se ai “do të përballet dhe ne do të mposhtim” çdo pengesë.

Ai përsëriti zotimin e tij të fushatës për të “rivendosur shpirtin e së ardhmes së Amerikës”, dhe tha se kjo kërkon më të pakapshmin nga të gjitha gjërat në një demokraci: Unitetin.”

Kamala Harris and Joe Biden

Presidenti i ri i SHBA foli edhe për inaugurimin e Kamala Harris.

“Këtu 108 vjet më parë, mijëra protestues u përpoqën të bllokonin gratë e guximshme që marshonin për të drejtën e votës. Sot ne shënojmë betimin e gruas së parë në historinë amerikane të zgjedhur zëvndëspresidente Kamala Harris. Mos më thoni që gjërat nuk mund të ndryshojnë”, tha ai.