MENU
klinika

Deklarata gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve

Blendi Gonxhe: Në fillim të shkurtit nis procesi i koluadimit

20.01.2021 - 13:56

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka deklaruar se procesi i kolaudimit do të nisë në muajin shkurt. Këtë deklaratë Gonxhe e bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

“Mendojmë që është e mjaftueshme në kuadrin e punës që është bërë në muajin Dhjetor. Koha ka qenë për të punuar më e shkurtër dhe duke qenë se qeveria ka miratua një pakte ndryshimesh në kodin rrugor dhe vijnë në parlament në ditët në vijim dhe mendojmë se ky tre mujor bashkonte në afate nevojën pas pandemisë.

Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Duke qenë se taksat në Shqipëri janë taksa posedimi, kjo gjë mungonte në kontrollin teknik. Bëhemi gati gjatë janarit për update dhe ju keni kohë për rishikimin e ndryshimeve në kodin rrugor”, tha Gonxhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN