MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Boris Johnson duhet të ndryshojë ‘sjellje’!

24.01.2021 - 10:08

Disa nga gazetat e krahut të djathtë të Mbretërisë së Bashkuar  mbështetëse të Brexit dhe mbrojtësit të tij kryesor, Kryeministrit Boris Johnson kanë qenë të shpejtë për të shkruar rreth presidentit të ri Biden. Administrata e re Demokratike, sipas tyre, dëshiron të bëjë biznes me një Mbretëri të Bashkuar që tani është e distancuar nga Bashkimi Evropian dhe është e gatshme të marrë një rol të ri si një rregulluator global me ndikim.

Le të shpresojmë që këto media janë të sakta në parashikimet e tyre. Por Biden dhe ekipi i tij do të duhet të harrojnë shumë çështje për hir të këtij vullneti të mirë bashkëpunimi transatlantik. Ata me siguri do të duhet të kthejnë faqen tjetër dhe të harrojnë qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar e cila ndoqi një politikë lutjeje ndaj Trump personalisht më shumë sesa tentativë për të krijuar një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara.

Kjo histori filloi me një Tereza May, paraardhëse e Johnson,  e cila atëherë tha se interesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar kërkonte që ajo të kuptohej me një lider si Trump. May madje tentoi ta ftonte atë në Britani për një vizitë pjesërisht zyrtare, duke përfshirë një fjalim në të dy Dhomat e Parlamentit.

Kryetari i atëhershëm i Dhomës së Komunave, John Bercou, shpëtoi dinjitetin e Parlamentit duke vënë veton mbi këtë ide, vendim për të cilin u kritikua gjerësisht. Bercou tani meriton disa falje nga ata që dyshuan në aftësinë e tij për të zbuluar një mashtrues.

May, një grua e ndershme, ishte shumë larg nga pasardhësi i saj dhe kolegët e tij për të kuptuar lojën prej të rrituri të  Trump. Në janar 2017, bashkëpunëtori i vjetër i Johnson-it dhe rregullatori kryesor i ministrave, Michael Gove (një ish-gazetar me gazetën The Times ), zhvilloi një intervistë me Presidentin e atëhershëm të zgjedhur Trump.

Gove u zhvendos në mbështetjen e Trump për Brexit. Më pas doli në dritë se punëdhënësi i atëhershëm i Gove, Rupert Murdoch, ishte në dhomë ndërsa u zhvillua intervista. Dhe pse jo? Pronari i Fox Neus si dhe The Times kishte të drejtë të vëzhgonte dy mbrojtësit e tij.

Por Johnson ka çështje më thelbësore për t’u përpjekur t’i shpjegojë ose harrojë ndërsa kërkon të ndërtojë marrëdhënie të mira me Biden. Problemi i tij nuk është vetëm kontrasti midis asaj që ai shkruajti dhe tha për Trump dhe paraardhësin e tij demokrat, Barack Obama (nën të cilin Biden shërbeu si nënpresident). Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është ajo për të cilën qëndron Johnson dhe mënyra se si ai sillet, të cilat në mënyrë të pashmangshme ftojnë në krahasime me Trump.

Nëse marrëdhënia SHBA-MB do të jetë aq e ngushtë dhe produktive sa të gjithë ata që besojnë në demokracinë liberale, Johnson duhet të ndryshojë tre aspekte të qasjes së tij.

Së pari, Johnson ka një marrëdhënie mjaft të largët me të vërtetën. Por siç ka theksuar historiani i Yale, Tim Snyder , politika pas së vërtetës lehtë mund të kthehet në diçka shumë më të rrezikshme dhe më të keqe, veçanërisht në pjesën e pasme të mediave sociale. Herët ose vonë, një “Pinok politik” mund të bëjë një dëm të madh.

Së dyti, Johnson dhe shumica e kolegëve të tij për Brexit nuk i respektojnë institucionet vitale kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Ata kanë nënvlerësuar Parlamentin, kanë sulmuar gjyqësorin e pavarur të MB dhe kanë shkarkuar nëpunës të lartë civilë për gabime politike të ministrave.

Në çdo demokraci liberale, mazhoritarizmi duhet të kontrollohet dhe ekuilibrohet nga vetë institucionet që ministrat Konservatorë dhe shtypi i krahut të djathtë kanë shkatërruar.

Së treti, qeveria e Johnson pasqyron shumë aspekte të nativizmit Trumpian. Për “Bëni Amerikën përsëri të mrekullueshme”, ka edhe “Bëni përsëri Mbretërinë e Bashkuar të Madhe”, ose MEGA.

Qeveria e Johnson mban vulën e nacionalizmit anglez.

Britanikët janë jashtë BE-së tani dhe duhet të bëjnë më të mirën e kësaj zgjedhjeje vetë-shkatërruese. Por largimi nga Evropa është një pamundësi, sepse ata mbeten gjeografikisht, ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht pjesë e saj.

Britanikët duhet të punojnë me miqtë evropianë – fqinjët më të afërt dhe partnerët më të mëdhenj tregtarë – në mënyrë që të avancojnë interesin kombëtar dhe t’u tregojnë të tjerëve se kuptojnë se si të bashkëpunojnë në skenën ndërkombëtare.

Mbi të gjitha, Britania e Madhe duhet të tregojë një njohuri të disiplinave dhe mënyrave të partneritetit. Zakoni i bashkëpunimit është i domosdoshëm, pavarësisht nëse bëhet fjalë për tregtinë, sigurinë ose mjedisin; duke kërkuar të kufizojë sjelljen brutale nga Kina dhe Rusia; ose duke lundruar në rreziqet e politikës së Lindjes së Mesme.

Për të bindur administratën e Biden në takime si samiti i planifikuar i G7 në qershor dhe nëntor në konferencën e ndryshimit të klimës COP26, së pari duhet të demonstrohet se nuk janë aq të pamatur sa Trump në mënyrën si trajtojnë aleatët.

Fatkeqësisht, qeveria Johnson ka ende shumë për të bërë për të treguar se mund të jetë një partner i besuar.

Mbi të gjitha, ajo duhet të bindë SH.B.A.-në dhe Evropën që nuk e konsideron Trumpin si një model të përshtatshëm për një demokraci liberale të shekullit njëzet e një.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me ardhjen e administratës së re në SHBA

‘Lajkat’ e Johnson ndaj Trump nuk e ndihmojnë MB