MENU
klinika

NBA

Bucks e Warriors bindin, pezullohet Durant

05.01.2021 - 12:40

Nuk ka të ndalur kampionati i basketbollit në Amerikë. Skuadra e Milwaukee Bucks mori suksesin e katërt sezonal, pas fitores 125-115 ndaj Detroit Pistons, ndeshje ku u dallua MVP-ja, Giannis Antetokounmpo. Ai realizoi 43 pikë, një lider në fushë për Bucks.

Zhgënjen skuadra e Houston Rockets, që u mund 113-100 në fushën e saj nga Dallas Mavericks. Mbrëmje magjike e Luka Doncic, që realizoi një “triple double”, me 33 pikë, 16 rebound e 11 asist.

Fiton edhe skuadra e Boston Celtics, që mundi 126-114 Toronto Raptors (Tatum 40 pikë më i miri në parket), ndërsa ekipi i Golden State Warriors kori fitoren e dytë radhazi, pas triumfit 137-106 ndaj Sacramento (Curry 30 pikë).

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant, një nga yjet e NBA-së, do të qëndrojë në karantinë një javë dhe nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Utah Jazz. Shkak është bërë shkjelja e protokollit anti-Covid që ka miratuar NBA, pasi ka takuar persona që kanë qenë pozitivë me Covid-19.

Vetë lojtari e ka kaluar virusin pranverën e vitit të kaluar, por thyerja e protokollit të sigurisë i ka kushtuar shtrenjtë Durant. Durant nuk është lojtari i parë që detyrohet të bëjë 1 javë karantinë, pasi më herët edhe James Harden është pezulluar kur organizoi një festë private.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’