MENU
klinika

Modeli i politikës së saj do të vijojë

CDU zgjedh ‘Merkelin’ pa Merkel

18.01.2021 - 08:53

Fitorja e Armin Laschet sinjalizon vazhdimësi, por humbja e një lideri të pranishëm prej shumë kohësh do të dobësojë partinë. Epoka pas Merkel-it ka filluar. Përsëri një përpjekje e parë për të vendosur Bashkimin Demokristian të Gjermanisë në duart e një togeri të besuar dështoi kur Annegret Kramp Karrenbauer dha dorëheqjen pas pak më shumë se një viti në pune.

Tani Angela Merkel ka një tjetër pasues të preferuar të saj në vend. Të Shtunën, CDU zgjodhi si udhëheqësin e saj të ri Armin Laschet, një aleat i ngushtë i përkushtuar ndaj modelit të politikës së kancelares në largim. Partia ka vendosur të vijojë në të njëjtën mënyrë më shumë se të bënte një zhvendosje në të djathtë nën rivalin më të afërt Friedrich Merz.

Laschet, Kryeministri rajonal i Nordrhein-Uestfalen, përfaqëson një lloj centrizmi të hapur që i dha mundësi Merkel-it të shënonte katër fitore radhazi në zgjedhje. CDU po kalon lart në sondazhet përpara zgjedhjeve federale më 26 shtator. Por së shpejti do të duhet të bëjë pa Merkel, pasurinë e saj më të madhe.

Laschet tani është paraardhësi për të pasuar Merkel si kancelare por kjo nuk është e garantuar. CDU dhe partia e tij simotër bavareze, Unioni Social Kristian, do të vendosin në mars se kush do të kandidojë si kandidati i tyre i përbashkët.

Shumë dyshojnë nëse ai ka aftësi dhe profil për të udhëhequr një fushatë kombëtare.  Laschet do të duhet të tregojë veten shpejt për të forcuar shanset e tij. Ai ende mund të humbasë ndaj kryeministrit bavarez, Markus Söder i cili është shumë më i popullarizuar.

Prioriteti i parë i Laschet do të jetë bashkimi i partisë. Nuk do të jetë e lehtë. Ai mundi Merz me 53 me 47 përqind të votave.

Ka një pakicë të madhe në parti që dëshiron që ajo të marrë një drejtim më të qartë konservator. Kur ai humbi garën e lidershipit në 2018, Merz u tërhoq. Këtë herë, ai duket i vendosur të ndikojë mbi të ardhmen e partisë. Pas disfatës së tij të shtunën, ai i kërkoi Laschet të mundësonte hyrjen e tij në qeveri si ministër i ekonomisë. Merkel nuk pranoi.

Sfida e dytë do të jetë mbajtja e vlerësimeve të CDU ndërsa Merkel përgatitet të largohet. Ajo përballet me zgjedhje të rëndësishme rajonale në Baden-Uürttemberg dhe Rhineland-Pfalz në mars. Njëkohësisht, Laschet duhet të drejtojë sfidën me pandeminë në rajonin e tij. Pas një fillimi jo bindës vitin e kaluar, ai u tërhoq pas thirrjes popullore të Merkel për masa më të ashpra bllokimi.

Më në fund, Laschet do të duhet të rifreskojë programin e partisë, duke adresuar mangësitë e epokës së Merkel, të tilla si infrastruktura e Gjermanisë, dobësia në teknologjinë dixhitale dhe ambicia e ulët për ndryshimin e klimës. Mbështetja e tij për qymyrin dhe pikëpamjet e buta për Kinën dhe Rusinë mund të komplikojë një koalicion me të gjelbrit, rezultati më tërheqës i zgjedhjeve për CDU. Por është më lehtë për ta të gjejnë gjuhën e përbashkët me një të moderuar si Laschet sesa me Merz.

CDU dhe Gjermania dhe me të vërtetë Evropa janë më mirë pa Merz si udhëheqës. Pikëpamjet e tij ekonomike dhe shoqërore kanë mbetur në një epokë tjetër. Megjithëse gjerësisht pro-evropiane, një fushatë e udhëhequr nga Merz që për të fituar përsëri zgjedhjet nga Alternativa nacionaliste euro-skeptike për Gjermaninë do të kishte sjellë telashe.

Frankofili Laschet do të vazhdonte pro-evropianizmin e Merkel dhe potencialisht do të ringjallte një marrëdhënie të tensionuar Franko-Gjermane.

Megjithatë, përpara kësaj, Laschet do të duhet të fitojë besimin e partisë së tij dhe të vendit.

Ai iu deklaroi delegatëve një të vërtetë të madhe të shtunën: Shumë gjermanë tërhiqen së pari nga Angela Merkel dhe më pas nga CDU. Pa të, suksesi i tij dhe suksesi i CDU-së nuk janë të garantuara.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN