MENU
klinika

“Problemi më i madh financimi i partive nga krimi”

Celibashi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktojnë rregulla më të qarta

29.01.2021 - 11:40

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, deklaroi se problem madhor vazhdon që të jetë financimi i partive nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme.

Celibashi tha se KQZ, por edhe shoqëria civile e mediat duhet që të japin kontribut në zhdukjen e fenomenit.

“KQZ po monitoron sjelljen e institucioneve publie, që të bëjë raportin përkatës. Risi tjetër është monitorimi i fushatës zgjedhore, monitoruesit verifikojnë përmbushjen nga subjektet të financave. Po ashtu, çdokush mund të bëjë denoncime.

KQZ do miratojë kriteret dhe portal për financimet e paligjshme. KQZ nuk është e vetme në angazhim, por duhet të jetë edhe shoqëria e media. Financimi i paligjshëm i politikës nga bota e krimit është problem madhor. Duhet që të gjithë, ne si KQZ, shoqëria civile, media të monitorojnë situatën dhe të raportojnë shkeljet”, tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi nënvizoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktojnë rregulla më të qarta për financimet e partive politike.

“Marrëdhënia mes politikës dhe parasë mund të bëjë që partitë të jepen më shumë nga interesat që kanë sesa nga interesi qytetar. Institucionet duhet të veprojnë në problemet që hasen. Financimet e partive janë të lidhura me ndikimin e tyre tek politika. Financimi i partive është çështje shqetësuese. Kontributet jo-transparente mund të çojë në korruptim.

Nëse llogaridhënia do jetë më e madhe, do ketë më shumë progres shoqëror. Duhen vëzhguar shit-blerja e votës, financimi nga forca të jashtme, që rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare. Financimet e partive janë me nen në Kushtetutë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor  përcaktojnë rregulla më të qarta për financimin e partive”, deklaroi Celibashi.